Hetimi 18 mujor ndaj firmës “Amazon”, zbuloi se ajo i mbingarkonte punonjësit e saj të përmbushnin me shpejtësi porositë kundrejt normave normale të kodit të punës.
Raporti akuzoi firmën për refuzimin e ndryshimeve që do të kishin ulur ritmin e punëtorëve dhe përmirësimin e sigurisë së tyre.
Amazon është përballur prej vitesh me akuza për kushte të pasigurta për afro 800 mijë njerëz që punëson. Këto akuza u rënduan gjatë pandemisë Covid, kur shpërtheu tregtia elektronike duke çuar në protesta nga punëtorët e saj në mbarë botën.
Senatori i lartë i SHBA, Bernie Sanders, i cili njihet për qëndrimin e tij pro punëtorëve nisi një hetim mbi praktikat e Amazon në qershor 2023.
Stafi i Senatit kryen 135 intervista dhe shqyrtuan më shumë se 1000 dokumente.
Analiza e këtyre të dhënave zbuloi se magazinat e operuara nga Amazon, rregjistruan mbi 30% më shumë punëtor të lënduar sesa mesatarja e industrisë së magazinimit në 2023.