Ambasada amerikane lëshoi një paralajmërim të paprecedent në faqen e saj online.
Zakonisht paralajmërimet bëhen për protesta, për motin ekstrem apo çështje të tjera.
Këtë herë ambasada paralajmëron stafin e saj dhe qytetarët amerikanë të mos shkojnë në katër restorante në Tiranë [Juvenilja, Juvenilja Castle, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club] pasi ka rrezik sigurie.
Ambasada amerikane thekson se ekziston mundësia e dhunës hakmarrëse, por edhe për shkak të raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime sigurie.
Kur një vend shpallet “off-limits” për personelin e ambasadës, do të thotë që ata e konsiderojnë me rrezik të mundshëm për sigurinë.
Një paralajmërim i tillë ka gjetur vend edhe në mediat e huaja që raportojnë kryesisht për udhëtimet, duke theksuar se është një rast i rrallë që të ketë paralajmërime për sigurinë në restorante të veçanta.
Marrë nga Syri.net