KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Arratisja e Altin Ndocit, policia i kalon përgjegjësinë “Burgjeve”

Përditësimi i fundit: 14 Janar, 2026 12:20 pm
263 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e të martës (13 janar). Policia e Durrësit është njoftuar për arratisjen menjëherë sapo Ndoci është larguar, duke e vënë në lëvizje për gjurmimin e tij.

Ndërkohë, për shoqërimin e Ndocit drejt spitalit, pas verifikimit të plotë, rezulton se policia nuk është njoftuar në asnjë formë kontakti nga Burgjet.

Po dje, Burgu i Durrësit i ka kërkuar policisë për shoqërimin e një tjetër të dënuar për rast fatkeqësie, për varrimin e një familjari dhe policia ka kryer shoqërimin e tij.

Blutë kanë zbardhur itinerarin fillestar të lëvizjes së Ndocit përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. 38-vjeçari pasi ka dalë nga spitali, me makinën “Audi A7” ka kaluar nëpër rrugët e Spitallës, më pas shfaqet në Shënavlash, në vijim në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

Nga verifikimi që është bërë në spital, Ndoci ka marrë mjekimin dhe pas përfundimit të procedurave mjekësore, ka ndërmarrë aktin e arratisjes.

Tetë të arrestuar

Tetë persona u vunë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit një ditë më parë (13 janar) nga spitali i Durrësit, mes tyre është edhe një efektiv i policisë së Burgjeve, shtetasi Fatjon Baçi. Ky i fundit është i pandehur nga SPAK pasi i dha telefonin celular Erion Veliajt për të komunikuar me familjarët e tij gjatë kohës kur ai transportohej nga burgu për në ambientet e GJKKO.

Po ashtu në pranga u vunë edhe Aulon Çuko Kryeinfermieri, Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë se burgjeve, si dhe Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela dhe Violeta Uka.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme kur Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Ai dyshohet se ka kërkuar të shkojë në tualet, ku ka shfrytëzuar rastin për t’u arratisur. Mësohet se Ndoci ka goditur edhe një efektiv dhe me pas është larguar me vrap. Me pas ai ka hipur ne një automjet “Audi” dhe është larguar.

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Altin Ndoci po gjykohet për një sërë veprash penale të rënda dhe në dosje të ndryshme. Së fundmi, ai u dërgua për gjykim nga SPAK në tetor 2025, si pjesë e organizatës kriminale për të cilën akuzohen vëllezërit Çopja.

 

Marrë nga Botasot.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025-ën
Artikulli tjetër Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze, në Costa del Sol

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.