KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohen shtatë serbë, në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestohen shtatë serbë, në Kosovë
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Arrestohen shtatë serbë, në Kosovë

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 8:31 am
34 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtatë persona serbë të Kosovës u arrestuan nga policia nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve. Njoftimin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimet janë kryer në komunën e Graçanicës, vendbanim ky i banuar me shumicë serbe jo larg Prishtinës. Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se personat e ndaluar, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, “të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’ nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Ministri i rendit, Xhelal Sveçla, ndërkaq, shkroi se “akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë”.

Rashiq: Presion dhe frikë nga Lista Serbe

Këto arrestime ndodhën pasi ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, akuzoi publikisht Listën Serbe, parti kjo që e ka mbështetjen e Beogradit, për “presion” dhe “frikësim” ndaj mbështetësve të tij, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente të Kosovës që të reagojnë. Nenad Rashiq është lider i partisë serbe “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që merr pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe që dy mandate ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës. Ai tha se drejtorët që punojnë në institucionet paralele serbe në komunën e Graçanicës, të emëruar nga Lista Srpska, po largojnë nga puna qytetarë serbë që nuk e mbështesin Listën Srpska.

“Rreth 20 persona që nuk e mbështesin Listën Srpska, janë larguar nga puna dhe se në periudhën e ardhshme pritet që edhe rreth 40 persona të tjerë të marrin vendime për largim nga puna vetëm në territorin e komunës së Graçanicës”, tha Rashiq në një mbledhje të qeverisë, duke pretenduar se “simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij po ndalohen edhe në pikat kufitare me Serbinë nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), ku pyeten se për kë do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë”.

Lista Serbe: Po kryhet integrim i dhunshëm i institucioneve

I menjëhershëm ishte reagimi i Listës Srpska, e cila tha se në komunën e Graçanicës “janë arrestuar drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore” dhe se me këtë “po kryhet integrim i dhunshëm i institucioneve shëndetësore dhe arsimore”. Këto institucione serbe funksionojnë akoma nën sistemin e Serbisë, por që nga autoritetet e Kosovës cilësohen struktura paralele serbe. “Këto arrestime nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet, kjo është një përpjekje për të sulmuar shëndetësinë dhe arsimin serb dhe, nga ana tjetër, nëse flasim për zgjedhjet, për t’i ndihmuar Nenad Rashiqit që me forcë t’i fitojë votat e popullit serb”, tha Igor Simiq nga Lista Srpska.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “të gjithë personat që me veprimet e tyre kanë kontribuar në arrestimin e serbëve në Graçanicë, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Republikës së Serbisë nga pjesa qendrore e Kosovës, do të ndiqen dhe sanksionohen në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”. Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, të mbajtura në dhjetor të vitit të shkuar, fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar

Shkodra dhe Vlora me më pak banorë por me më shumë kilometra rrugë

Tërmet i fuqishëm në Peru, banorët braktisin shtëpitë e tyre

New York/ 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në pusetë

Pas protestës për gjuhën shqipe në Shkup, plas debati për largimin e ambasadorit shqiptar Denion Meidani

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Takim dypalësh Xi-Putin, në përfundim del deklarata dhe marrëveshjet e arritura
Artikulli tjetër Freiburg-Aston Villa, finalja e madhe për trofeun e parë kontinental

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA planifikon të zvogëlojë forcat në dispozicion të NATO-s, në rast krizash
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Vizita e Trump dhe Putin në Kinë/ Cili do të jetë partneri më bindës për Pekinin?
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Pse lehtësimi i sanksioneve është ndër mjetet kyç diplomatike të Uashingtonit
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Përplasen dy mjete në aksin Thumanë–Laç, humb jetën një person, tre të plagosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.