KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arsimi profesional, Fondi Europian për Trajnimet: Shqipëria me rënien më të madhe të cilësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arsimi profesional, Fondi Europian për Trajnimet: Shqipëria me rënien më të madhe të cilësisë
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Arsimi profesional, Fondi Europian për Trajnimet: Shqipëria me rënien më të madhe të cilësisë

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2025 10:04 am
234 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sistemi arsimor shqiptar është duke shkuar me hapa të shpejtë drejt greminës, pasi matjet dhe indekset ndërkombëtare vit pas viti po tregojnë rënie të rezultateve në aftësitë e të rinjve. Siç shihet në tabelën e mëposhtme, aftësitë e të rinjve në arsimin profesional në Shqipëri pësuan rënie 20% në vitin 2024 në krahasim me 2023, sipas Fondit Europian për Trajnimet (EFT) në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë dhe punësimi: Tendencat dhe zhvillimet 2024”.

ETF mat indikatorët e Performancës së arsimit profesional për të dytën herë më 2024 në vendet që nuk janë anëtarë në BE. Rezultatet treguan se në vitin 2024, Arsimi dhe Formimi Profesional (VET) në shumicën e vendeve vazhdon të performojë dobët në lidhje me cilësinë e aftësive dhe kompetencave që u ofrohen të rinjve, krahasuar me ato të të rriturve, por në Shqipëri rënia e rezultateve ishte më e madhe, duke ndjekur trendin që u vërejt në testin ndërkombëtare të PISA.

Punëdhënësit në vende si Shqipëria shpesh kompensojnë me mënyra të tjera boshllëqet e lëna nga arsimi duke përfshirë edhe arsimin profesional. Ekzistenca e boshllëqeve të njohurive tregon për probleme të vazhdueshme të cilësisë së arsimit profesional.

Në Shqipëri, rënia e cilësisë arsimore reflektohet në faktin se të rriturit kanë më pak boshllëqe në aftësitë profesionale edhe prej faktit se në kohën kur ata kanë përfunduar studimet, shkolla ka qenë më e lidhur me tregun e punës. Siç vërehet hendeku ndërmjet tregut të punës dhe arsimit profesional në vend që të ngushtohet, po thellohet më tej.

“Edhe pse dy vite të njëpasnjëshme të monitorimit nuk mjaftojnë për të vendosur një trend të qartë, rezultatet e vitit 2024 sugjerojnë një model të vazhdueshëm të performancës së dobët të të diplomuarve në arsimin profesional”, vë në dukje ETF.

Në disa vende, si në Turqi dhe Moldavi, aftësitë që u ofrohen të rinjve dhe të rriturve janë pothuajse të njëjta në aspektin e cilësisë dhe rëndësisë. Në vende të tjera, si Kirgistani dhe Kosova, të diplomuarit nga arsimin profesional që hyjnë në tregun e punës kanë aftësi më larta sesa kolegët e tyre më të rritur.

Të dhënat e paraqitura tregojnë se performanca e sistemit në ofrimin e aftësive dhe kompetencave ka evoluar në drejtime të ndryshme, në varësi të vendit dhe grupit të synuar.

Ndërsa disa vende, si Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Egjipti, kanë parë një përmirësim në rezultatet që lidhen me aftësitë e ofruara për të rinjtë, vende të tjera, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Jordania, kanë shënuar një rënie (në disa raste të konsiderueshme).

Për të rriturit, trendet janë përgjithësisht më negative, me rënie të ndjeshme në disa vende, si Mali i Zi, Ukraina dhe Serbia. Disa vende të tjera, si Egjipti dhe Maqedonia e Veriut, përjashtohen nga ky trend dhe dallohen për një performancë më të mirë në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 në këtë fushë të monitorimit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekspertët e Vienës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri
Artikulli tjetër Kompania kineze Baidu me model të ri të inteligjencës artificiale për të konkurruar DeepSeek

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.