KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Asnjë ditë në punë, por anijet TEC në Triport do sigurohen për 1.8 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Asnjë ditë në punë, por anijet TEC në Triport do sigurohen për 1.8 milionë euro
AnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Asnjë ditë në punë, por anijet TEC në Triport do sigurohen për 1.8 milionë euro

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2024 6:13 am
211 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy anijet termocentral të kontraktuara nga qeveria shqiptare gjatë krizës së energjisë në vitin 2022 dhe të pa vëna në punë asnjë ditë, me përjashtim të testimeve, do të sigurohen për një vlerë 1.77 milionë euro.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi për një procedurë prokurimi që ka në thelb këtë objekt kontrate me një vlerë fondi limit prej 177 milionë lekë.

Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet dy asetet për të cilat bëhet fjalë janë aktualisht të vendosura në Triport në Vlorë.

“Dy anijet termocentral, Tiger I dhe Tiger III, janë ankoruar ne cepin verilindor te basenit të brendshëm te Triportit. Vendndodhja e ankorimit ishte e mbrojtur nga dallgët dhe rrymat. Si e tillë, forca më e rëndësishme mjedisore që vepron në anijen termocentral do të jetë era.

Lëvizjet e shkaktuar nga ndërveprimi i dallgëve ose anije-anije nuk pritet të jenë të rëndësishme në vendin e ankorimit. Sistemi i ankorimit është ndërtuar për të siguruar që anija termocentral do të qëndrojë në vend gjatë ngjarjes së erës gjatë vitit” thuhet në dokument.

I njëjti sqaron se cila është infrastruktura fikse.

Infrastruktura fikse do të përbëhet nga: Sistemi i ankorimit për varkat termocentral duke përfshirë një mur kalatë; Një sistem uji ftohës duke përfshirë pompën dhe instalimet përkatëse të tensionit të ulët; Ndërlidhja elektrike e tensionit të lartë 132 kV me nënstacionin ekzistues të Termocentralit të Vlorës (“TEC”); Modifikimi (duke përfshirë furnizimin e nj auto- transformatori me fuqi 132 kV deri në 220 kV) në nënstacionin ekzistues të TEC-it të Vlorës për të akomoduar ndërlidhjen; Sistemi i marrjes dhe dërgimit të karburantit dhe vajit lubrifikues (në anijen termocentral) duke përfshirë stacionin e pompimit të karburantit; Sistemi i fikjes së zjarrit.

Gjeneruesit termikë

Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe.

KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë.

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollarë.

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Korrierët e krimit”, rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë
Artikulli tjetër Prokuroria dosje në gjykatë për Refik Halilin, s’pagoi sigurimet e lojtarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.