KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj operatorëve celularë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj operatorëve celularë
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj operatorëve celularë

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 12:24 pm
442 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj shoqërive Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për sjellje të dyshuara kufizuese të konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Komisioni i Konkurrencës në mbështetje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pas një procesi monitorimi dhe hetimi paraprak që ka përfshirë periudhën nga 1 janari 2022 deri në korrik 2025.

Sipas dokumentit zyrtar, hetimi është nxitur nga një sërë ankesash të paraqitura nga konsumatorët, të cilat lidhen kryesisht me rritjen e çmimeve të paketave me parapagese dhe përfshirjen e klauzolave të indeksimit të çmimeve me inflacionin në kontratat e pajtimtarëve. Autoriteti vlerëson se këto praktika mund të krijojnë pasiguri për konsumatorët dhe të transferojnë mbi ta barrën e rrezikut financiar të inflacionit, duke cenuar parimin e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Në analizën e tregut, Komisioni i Konkurrencës evidenton se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri është një treg shumë i përqendruar, ku operojnë vetëm dy ndërmarrje të integruara vertikalisht. Referuar të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2023, Vodafone Albania mban pjesën më të madhe të tregut për të ardhurat, volumin e të dhënave dhe përdoruesit aktivë të internetit celular, ndërsa One Albania zotëron pjesën tjetër dominuese të tregut, duke e bërë konkurrencën efektive të kufizuar në praktikë.

Vendimi thekson gjithashtu se AKEP, si autoritet rregullator sektorial, nuk ka ndërmarrë deri më tani një analizë të plotë të tregut me pakicë, pavarësisht rekomandimeve të përsëritura të Autoritetit të Konkurrencës ndër vite. Kjo mungesë ndërhyrjeje rregullatore konsiderohet një faktor që ka lejuar konsolidimin e fuqisë së tregut nga operatorët dominues dhe aplikimin e praktikave potencialisht kufizuese.

Në këtë kuadër, hetimi i thelluar do të fokusohet në vlerësimin e sjelljeve të operatorëve lidhur me ndryshimet e shpeshta të paketave, transparencën e çmimeve për njësi shërbimi, politikat e rimbushjes dhe afatet e vlefshmërisë së krediteve, si dhe ndikimin e indeksimit të çmimeve me Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Autoriteti do të analizojë nëse këto praktika përbëjnë kufizim të konkurrencës ose abuzim me pozitën dominuese, në kuptim të ligjit për konkurrencën.

Vendimi i Komisionit të Konkurrencës sinjalizon një rritje të vëmendjes institucionale ndaj tregut të telekomunikacioneve, i konsideruar strategjik për ekonominë dhe mirëqenien e konsumatorëve.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sektorët më premtues për të investuar në Shqipëri, më 2026-ën
Artikulli tjetër Bordi i Paqes/ Putin ka marrë ftesë, ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.