KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat
AktualeAnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat

Përditësimi i fundit: 9 Shkurt, 2026 12:03 pm
445 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijuan sot protestën para Prokurorisë së Shkodrës, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre.

Leja e ndërtimit të resortit turistik në Baks-Rrjoll është firmosur nga Belinda Balluku, ndërsa hetimet vijojnë, edhe pse çështja është në proces gjyqësor.

Banorët e Baks-Rrjollit shprehen të vendosur për të mbrojtur tokat e tyre.

“Katër breza, babë, gjysh, katragjysh, që jemi, na i solli këtu. Me thënë urdhna, zotni, këtu më ka lënë gjyshi, këtu më ka lënë baba, këtu kam blerë vetë, këtu kam pasur stërnipat. Ne i bëjmë një thirrje shtetit që ta vënë dorën në zemër, mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje. E keni parë edhe ju çfarë po bën policia tani dy ditë. Ne po rrimë më shumë në polici sesa te tokat tona. I bëjmë thirrje shtetit të na japë një rrugëzgjidhje, i bëjmë thirrje kësaj gjykate të na japë një rrugëzgjidhje.”

Një tjetër banore, Elena Pjeshka, tha për mediat se kjo që po ndodh është një padrejtësi.

“Axhat e mi, babai im, gjyshi im janë gjallë. Duam drejtësi! Ju lutem shumë. Kemi ardhur nga Anglia. Kam qenë sa kjo vajza kur kam shkuar me babain tim atje duke parë tokat tona, dhe sot nuk na lënë të ulemi atje poshtë. Duam drejtësi! Nuk na ndalon asgjë. Ajo toka është e jona.  Axhat e mi janë duke qarë për tokën e tyre. Babai im ka qenë në tokë, e ka çuar ambulanca. Gjyshi im po e ha jetën nga mërzia. Këtu ka le, babai, gjyshi, stërgjyshi, katra stërgjyshi. Dhe sot na thonë se toka nuk është e jona.  Duam drejtësi! Duam drejtësi! Duam drejtësi! Duam drejtësi! Të më përgjigjet shteti, i bëj thirrje Edi Ramës, policisë…”.

Më 6 shkurt, banorët ndaluan me forcë punonjësit e kompanisë të vazhdonin punimet, ndërsa përplasjet vazhduan edhe të shtunën, kur policia shoqëroi në komisariat disa prej banorëve. Pronarët legjitimë të tokave bëjnë të ditur se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa projekti të pezullohet plotësisht.

Banorët kërkojnë takim me investitorin Bashkim Ulaj, ndërsa kushti i tyre është pezullimi i punimeve deri në gjetjen e një dakordësie. Mes atyre që po u merret prona janë edhe qytetarë nga Kosova, të cilët deklaruan se 25 vjet më parë kanë blerë tokë në këtë zonë. Kujtojmë se Bashkim Ulaj është edhe përfituesi më i madh i pasurive dhe parave publike, mbi 3 miliardë euro, dhe është pjesë e komunikimeve komprometuese mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku del në pah mekanizmi i ndarjes së tenderave si llokma dhe pazar për Bashkim Ulajn.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërkohen 45 vite burg për Thaçin, akuzohet për krime ndaj kundërshtarëve të tij
Artikulli tjetër Familja Kola do të prehet në atdhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.