KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkia e Tiranës shpall tenderin për rrugën e Liqenit të Thatë,1.2 miliardë lekë për 1 kilometër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkia e Tiranës shpall tenderin për rrugën e Liqenit të Thatë,1.2 miliardë lekë për 1 kilometër
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Bashkia e Tiranës shpall tenderin për rrugën e Liqenit të Thatë,1.2 miliardë lekë për 1 kilometër

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 12:41 pm
277 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rruga dytësore e Liqenit të Thatë do të rehabilitohet së shpejti, pasi Bashkia e Tiranës ka shpallur një tender me vlerë 1.2 miliardë lekë. Bëhet fjalë për gjurmën ekzistuese të rrugës, e cila fillon nga Kopshti Zoologjik i Tiranës, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari”, deri te rrethrrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”.

Referuar të dhënave publike në Agjencinë e Prokurimeve, tenderi është shpallur këtë të enjte datë 5 Qershor dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat pesëmbëdhjetë ditë për të dorëzuar ofertat e tyre.

Gjendja ekzistuese e rrugës është jo shumë e keqe, siç thuhet dhe në relacionin e Bashkisë së Tiranës, por pjesa e shtruar me asfalt është pjesërisht e dëmtuar me çedime dhe gropa në gjithë gjatësinë e saj, ndaj kërkohet ndërhyrja.

Institucioni i drejtuar tashmë nga Anuela Ristani, ka vendosur që të japë 122 milionë lekë të reja ose 1.2 miliardë lekë të vjetra për një rrugë me gjatësi 1.15 kilometra dhe gjerësi 6 metra.

“Rruga e “Liqenit te Thate” fillon nga kopshti zoologjik i Tiranes, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari” deri te rrethrrotullimi i rruges “Hiqmet Buzi”. Shtresat ekzistuese jane te amortizuara, vende vende jane krijuar dhe gropa per shkak te demtimit”, thuhet në realacionin argumentues.

Zona ku do të zhvillohet projekti është një lagje e re e Tiranës e krijuar rishtazi dhe në të ka ndërtime të reja me objekte banimi të larta. Zona e Liqenit të Thatë mbetet një ndër zonat më të kërkuara e me të zhvilluara të Tiranës, gjatë viteve të fundit.
Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KAS merr vendimin, vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë
Artikulli tjetër Hapja e kazinove në Shqipëri, Qeveria ndryshon ligjin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.