KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE po imiton Trump-in, do ta kthejë Shqipërinë, në Meksikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE po imiton Trump-in, do ta kthejë Shqipërinë, në Meksikë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

BE po imiton Trump-in, do ta kthejë Shqipërinë, në Meksikë

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2024 2:03 pm
163 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Peter Lucas

 

Udhëheqësit europianë, të cilët dikur talleshin me Trump për çështjen e emigracionit të paligjshëm, tani po thyejnë qafën në vrapin për të bërë çka ai ka bërë.

Gjysma e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, udhëhequr nga Danimarka, kanë bërë thirrje për një plan për të transferuar fluksin e emigrantëve që kërkojnë azil në vendet fqinje.

Dhe ata po përdorin Shqipërinë e vogël, fqinjin e Italisë përtej detit Adriatik, si një shembull se si mund të bëhet kjo.

Europianët, duke filluar nga Italia, po e kthejnë politikën e Trump-it “Qëndro në Meksikë”, e cila funksionoi – derisa e anuloi presidenti Joe Biden – në “Qëndroni në Shqipëri”.

Politika e Trump i mbante emigrantët që kërkonin azil në Meksikë, ku ata mund të verifikoheshin përpara se të lejoheshin në SHBA ose të ktheheshin mbrapsht.

Italia do të bëjë të njëjtën gjë…në Shqipëri.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE mund të “marrë mësime” nga qendra e paraburgimit dhe përpunimit të Italisë në Shqipëri. Komisioni është krahu ekzekutiv i BE-së.

Vërshimi i emigrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika nuk krahasohet me miliona emigrantë të paligjshëm që kanë pushtuar SHBA-në nën udhëheqjen e Joe Biden.

Megjithatë, më shumë se një milion emigrantë kanë arritur në Itali me anije nga Afrika e Veriut në dekadën e fundit, shumica dërrmuese e të cilëve largohen shpejt nga qendrat e pritjes dhe shkojnë në Europën veriore.

Sipas një marrëveshjeje të detajuar, arritur nga kryeministrja imcake e krahut të djathtë të Italisë Giorgia Meloni, dhe kryeministrit gjigand socialist shqiptar Edi Rama, emigrantët e kapur në det do të dërgohen në kampe në Shqipëri, një vend joanëtar i Bashkimit Evropian, dhe jo në Itali, vend anëtar.

Ndërsa i majti i gjatë Rama duket se mund ta fusë në xhep Melonin e vogël të së djathtës bashkë me çelësat e makinës, është Meloni që ka Ramën në xhep.

Për këtë qëllim, qeveria e Melonit ka shpenzuar miliona euro për ndërtimin dhe personelin e një kampi të zymtë emigrantësh, të rrethuar me çelik dhe beton pranë fshatit të largët dhe pothuajse të zbrazët të Gjadrit në Shqipërinë veriperëndimore.

Unë mund të dëshmoj për zbrazëtinë dhe largësinë e Gjadrit pasi kam qenë atje, si dhe në të gjithë rajonin.

Kampi i ngjan një versioni modern të kampeve të përqendrimit që diktatori komunist Enver Hoxha ngriti për të ndëshkuar disidentët kur komunistët sundonin vendin.

Është larg Lezhës, ku konti italian Galeazzo Ciano, ministri i jashtëm dhe dhëndri i playboy-t i Benito Musolinit, kalonte fundjavat në shtëpizën e tij të gjuetisë me dashnoret.

Por kjo tregon se Italia prej vitesh ka pasur një prani të fortë në Shqipëri, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, e ndërprerë vetëm nga pushtimi i komunizmit, i cili zgjati nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Rama thuhet se ka pranuar planin në këmbim të mbështetjes së Italisë për aplikimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, si dhe një nxitje ekonomike për zonën e goditur nga varfëria.

Por, me korrupsionin ndër qeveritarët si një mënyrë jetese në Shqipëri, kush e di se për çfarë arsyesh të tjera.

Ideja e institucionit të paraburgimit është të mbajë emigrantët larg Italisë, me përjashtim të grave me fëmijë, derisa ata të mund të verifikohen si azilkërkues legjitimë, dhe jo si trafikantë droge e njerëzish apo kriminelë.

Sipas marrëveshjes, e cila vlerësohet nga anëtarët e BE-së, rreth 3,000 emigrantë në muaj që shkojnë për në Itali, të shpëtuar nga marina italiane në ujërat ndërkombëtare, do të dërgohen në Shqipëri, jo në Itali, ku do të kontrollohen.

Teorikisht, ata që kualifikohen për azil do të transferohen në Itali, ndërsa ata që nuk kualifikohen do të kthehen në vendet nga kanë ardhur.

Meloni, në stilin e Trump, e quajti qasjen e saj “një rrugë të re, të guximshme dhe të paprecedentë”. Jo gjithë mund mund të pajtohen.

Grupi i parë prej 16 emigrantësh, nga Bangladeshi dhe Egjipti, as nuk kishte mbërritur mirë kur një gjykatë italiane tha se praktika ishte e paligjshme.

E pashqetësuar, qeveria e krahut të djathtë të Melonit miratoi një dekret që anashkalonte gjykatën.

 

Marrë na Boston Herald

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA voton sot Presidentin e ri. Qendrat e votimit hapen në 20 shtete
Artikulli tjetër Qeveria ‘privatizon’ edhe gërmimet arkeologjike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.