KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bebet me nënë zëvendësuese, qëllime altruiste, apo biznes me dritëhije
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Bebet me nënë zëvendësuese, qëllime altruiste, apo biznes me dritëhije
OpinionSociale

Bebet me nënë zëvendësuese, qëllime altruiste, apo biznes me dritëhije

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2024 6:52 am
120 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Listimi i vendit tonë në këto faqe dhe ofrimi i kësaj metode nga klinikat private tregon se surrogacia në Shqipëri aktualisht zhvillohet për qëllime tregtare dhe jo për qëllime altruiste siç e parashikon ligji.

Kjo situatë sipas ekspertëve krijon hapësira që Shqipëria të kthehet një vend ku surrogacia mund të përdoret për tregti. Pra, interesa të mëdha fshihen pas këtij biznesi.

“Absolutisht jo, kjo nuk do të ndodhë. Ligji aktual as e ndalon dhe as e rregullon, pikërisht për këtë arsye për ta rregulluar, në këtë moment ishte e domosdoshme që kjo të përmendej në ligj. Është një gjë shumë e rëndësishme, aq më tepër kur shkenca ka arritur që të realizojë dhe mënyra se si është rregulluar në ligj i përjashton plotësisht polemikat”, u shpreh Mira Rakacolli, mjeke.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjitha rastet bëhet fjalë vetëm për surrogaci altruiste. Pra vetëm në raste kur gruaja porositëse e ka materialin gjenetik për të lindur një fëmijë, por nuk mund ta mbartë vetë një shtatëzani për shkaqe shëndetësore.

“Surrogacia në ligj lejohet vetëm për ata që nuk kanë mundësi për të rritur një embrion pavarësisht se kanë mundësinë për të siguruar një embrion me materialin gjenetik të të dy prindërve”, u shpreh mjekja, Mira Rakacolli.

“Ky projektligj besoj duhet të shkojë me formulime të qarta. Nën nenin 22 të surrogacisë nuk përmendet që është altruiste që do të thotë se u lë hap♪sirë privatëve për ta përdorur surrogacinë si një mjet të madh fitimi”, u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’.

Sipas ligjit, një grua duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur më parë një fëmijë, që të bëhet nënë surrogate. Marrëdhënia me nënën surrogative do të rregullohet nëpërmjet një kontrate. Ekspertët ngrenë dyshime se grupet vulnerabël dhe gratë në vështirësi ekonomike mund ta shohin si një mjet përfitimi dhe të shesin trupin e tyre për të mbajtur fëmijët e porositësit.

“Duke pasur parasysh kushtet e rënda ekonomike që ndodhen gratë, ka shtresa të mëdha vulnerabël dhe mënyrën se si është hartuar ky draft kam shumë frikë se do të shfrytëzojë trupin e një gruaje për qëllime përfitimi”, u shpreh Zheni Gjergji, Kryetare ‘Komisioni i Shëndetësisë’.

‘Nëse nuk rregullohet nga kuadri ligjor mund të abuzohet. Krijon hapësira për trafikim për qenie njerëzore, krijon hapësira për shfrytëzim të gruas dhe rrit punën e papaguar të gruas pasi mbartja e një fetusi është një punë. Nuk do të jetë formë tradicionale, gestacionale do të jetë me kundërshpërblim”, u shpreh Dea Nini, eksperte ligjore.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reshje të dendura shiu në Zadrimë, gjatë natës, përmbytje në disa zona
Artikulli tjetër Bizneset e familjet në Tiranë do të paguajnë 17 milionë euro më shumë taksa për ndërtesën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.