KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bërtiti: “Lali Eri o flori po të presim në bashki”! Veliaj i fal “INERTI” sh.p.k 600 milionë lekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bërtiti: “Lali Eri o flori po të presim në bashki”! Veliaj i fal “INERTI” sh.p.k 600 milionë lekë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Bërtiti: “Lali Eri o flori po të presim në bashki”! Veliaj i fal “INERTI” sh.p.k 600 milionë lekë

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 9:30 am
270 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ndërkohë që drejtorët e Tiranës hyjnë e dalin në qelitë e burgut, makineria e tenderave në Bashkinë e Tiranës nuk ndalet. Veliaj duket se ka vendosur të mos i harrojë miqtë që i qëndruan pranë në ditët më të vështira, madje edhe kur bërtisnin në mes të rrugës para SPAK-ut.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimin e rrugëve në bllokun që kufizohet nga ‘3 Dëshmorët’, ‘Kadri Roshi’ dhe ‘Panajot Pano’” në zonën e Kasharit. Fondi limit ishte plot 1 miliard lekë.

Në garë u paraqitën 26 kompani, por siç ndodh rëndom në zyrat e Bashkisë, gara është thjesht një procedurë formale mbi letër.

Fituesi i përzgjedhur, kompania “INERTI” sh.p.k. me ofertë gati 600 milionë lekë me tvsh është shpallur oferta më e mirë teksa në garë kishte kompani që ofruan më pak, e kështu Bashkia Tiranë ka zhvatur Buxhetin e Shtetit.

Veliaj ka skualifikuar ofertën më të ulët, duke i rënduar xhepat e taksapaguesve me 10 milionë lekë më shumë vetëm për të kënaqur “klientët” e tij të vjetër.

Fituesi nuk është një emër i panjohur. Bëhet fjalë për subjektin në pronësi të Halil dhe Florjan Muhës. Ky i fundit u bë protagonist në rrjetet sociale gjatë protestave para SPAK, ku me zë të lartë brohoriste: “Lali Eri, o flori, ne të presim në bashki!”

Duket se kjo “dashuri” e shprehur publikisht në dyert e drejtësisë paska pasur një çmim. Vetëm pak kohë pas atij episodi, Bashkia e Tiranës ia kthen nderin duke i dhënë një tjetër tender të majmë.

Sipas të dhënave, kompania “INERTI” sh.p.k nuk është e re në këtë fushë. Ajo ka përfituar gjithsej 32 tendera publikë në rang vendi, por “zemra” e biznesit të tyre rreh në Tiranë.

15 tenderë janë marrë vetëm nga Bashkia e Tiranës. Ky fakt ngre pikëpyetje të forta: A po shpërblehen biznesmenët për besnikërinë e tyre politike? Ndërkohë që qytetarët e Kasharit presin rrugë, Bashkia kujdeset që paratë të shkojnë në duart e atyre që “dinë të thërrasin” më fort në mbrojtje të kryebashkiakut.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia e Vlorës ekzekuton vendimin, ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro rikthehet në qeli
Artikulli tjetër Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.