KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Borxhi i sigurimeve shoqërore nuk ndalet, arrin 244 milion euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Borxhi i sigurimeve shoqërore nuk ndalet, arrin 244 milion euro
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Borxhi i sigurimeve shoqërore nuk ndalet, arrin 244 milion euro

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 10:25 am
251 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të punësuarit aktual rrezikojnë të humbasin pensionet në pleqërinë e tyre, pasi shumë prej punëdhënësve edhe në entet publike nuk i paguajnë sigurimet shoqërore duke bërë që stoku i borxhit në këtë zë të rritet vit pas viti.

Në raportin vjetor të vitit 2024, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se borxhi tatimor në formën e sigurimeve shoqërore të papaguara arriti në 24.4 miliardë lekë me rritje vjetore 8.4 për qind.

Rritja progresive e borxhit ndaj sigurimeve po vjen në raport të zhdrejtë më angazhimin e qeverisë, e cila ka ndërmarrë një fushatë që vitin e kaluar për të luftuar punën e zezë në kuadër të një reforme në proces për skemën publike të pensioneve.

Teksa pensionistët shqiptare kanë pagesat më të ulëta në Rajon dhe shumë poshtë minimumit jetik bizneset dhe entet publike rrisin viti pas viti detyrimet e papaguara të sigurimeve.

Ekspertët të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohojnë se ndryshe nga detyrimet e tjera që shtetit mund t’i krijohen nga mos-pagesa e taksave të tjera, efektet negative që ka borxhi i sigurimeve shoqërore janë të shumëfishta. Dëmi në përfitime në vlerë monetare është shumë më i madh se pagesa e kryer tani dhe, nga ana tjetër, pasojat sociale që u krijohen personave janë të pamatshme.

Në vitin 2014 kur qeveria Rama 1 nisi punën gjeti 9 miliardë lekë borxhe të papaguara nga qeverisja e djathtë.

Më zbulimin e këtij detyrimi dhe shlyerjen e tij një seri rregullash dhe ligjesh u miratuan me qëllim më qëllim që të mbyllej rrjedhja e krijimit të borxheve të reja. Të dhënat e fundit tregojnë se stoku i detyrimeve për sigurimet e pa-paguara ndërmjet 2014-2024 u rrit me 171 %.

Detyrimet u përkasin si enteve publike dhe pushtetit lokal ashtu edhe bizneseve private. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre bllokohen. Për institucionet shtetërore, puna ndryshon. Llogaritë bankare të ndërmarrjeve të ujësjellësit është vështirë të bllokohen për shkak të funksionit strategjik që kanë në shërbimet ndaj publikut.

Toleranca ndaj enteve të shtetit është “zyrtarizuar” pasi shteti presupozohet që të shlyejë detyrimet në një moment të dytë, pasi ka krijuar borxhin.

Ndryshimet që janë bërë në ligjin e proceduarve tatimore lejojnë pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura të bizneseve. Por kjo praktikë nuk vlen për pagesën e borxheve të sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer, sipas nenit 68, si dhe për detyrime tatimore të vetëdeklaruara nga tatimpaguesi.

Përjashtimisht, administrata tatimore nuk hyn në një marrëveshje të pagesës me këste për detyrim tatimor të vetë-deklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” thuhet në ligjin e procedurave tatimore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtrimet në spitalet publike u rritën 5%, për 2024-ën
Artikulli tjetër Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok-ut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.