Franca luajti me Senegalin sfidën e vlefshme për Grupin I të Botërorit 2026 në “MetLife Stadium” të New Jersey-t.
Të dy ekipet zhvilluan një përballje të fortë në ndeshjen hapëse të tyre në Kupën e Botës 2026, me pjesën e parë që përfundoi me rezultatin 0-0.
Por, në pjesën e dytë, në minutën e 66-të është Mbappe që merr një asist nga Olise dhe me të djathtën e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Francën në avantazh.
Nuk ndalen “Gjelat”, teksa në të 82’ pas asistit të Rabiot, në zonë Barcola me një gjuajtje të saktë, dyfishon rezultatin.
Në fund, Senegali shkurton diferencën e golave, ku shënon Mbaye (90+5’).
Franca sërish shënon me Mbappe (3-1), duke mos vënë aspak në rrezik fitoren.
Kësisoj, francezët morën tre pikët e para dhe kreun e Grupit I, në pritje të sfidës tjetër mes Norvegjisë dhe Irakut.
Marrë nga Syri.net