KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Haaland shpërthen në Botëror, Norvegjia e nis me spektakël ndaj Irakut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Haaland shpërthen në Botëror, Norvegjia e nis me spektakël ndaj Irakut
AktualeAnalizeSocialeSporti

Haaland shpërthen në Botëror, Norvegjia e nis me spektakël ndaj Irakut

Përditësimi i fundit: 17 Qershor, 2026 9:23 am
136 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Norvegjia e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Botërorin 2026, duke mposhtur Irakun me rezultatin bindës 4-1 në ndeshjen e parë të Grupit I. Protagonisti absolut i takimit ishte sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë dhe konfirmoi statusin e tij si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ståle Solbakken iu përgjigj menjëherë fitores së Francës ndaj Senegalit, ndërsa Haaland iu kundërpërgjigj edhe paraqitjes së shkëlqyer të Kylian Mbappé. Sulmuesi norvegjez shënoi dy herë në debutimin e tij në një Kupë Bote, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin që në pjesën e parë. Iraku arriti të rikthehej përkohësisht në lojë falë golit të Hussein, i cili barazoi shifrat, por diferenca në cilësi dhe forcë fizike mes dy skuadrave u bë e dukshme me kalimin e minutave. Në pjesën e dytë, norvegjezët vulosën fitoren pas një goditjeje me kokë të mbrojtësit Leo Østigård.

Futbollisti i Genoas përfitoi nga një goditje këndi e ekzekutuar nga Martin Ødegaard dhe mposhti mbrojtjen irakene me një devijim të saktë. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Norvegjia gjeti edhe golin e katërt. Në sekondat e fundit, Hussein devijoi topin në portën e tij gjatë një rrëmuje në zonë, duke i dhuruar skuadrës nordike një fitore edhe më të thellë.

Me këtë sukses 4-1, Norvegjia jep një sinjal të fortë në Grupin I dhe tregon se është gati të luajë një rol protagonist në Botërorin 2026, me Haaland që duket i vendosur të lërë gjurmë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

 

Marrë nga Supersport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 54% e banorëve të fshatrave vuajnë nga rreziku i varfërisë e përjashtimit social
Artikulli tjetër Botërori 2026/ Franca e nis si pretendente, mposht Senegalin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.