KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Coca-Cola “zhduk” pijet e skaduara. A u futën përsëri në treg?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Coca-Cola “zhduk” pijet e skaduara. A u futën përsëri në treg?
KorrupsionKryesoreOpinionSociale

Coca-Cola “zhduk” pijet e skaduara. A u futën përsëri në treg?

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2024 11:48 am
235 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në  vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht  ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private.

Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si  inspektorët e AKU-t kanë  favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara .

Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t.

Në këtë rast subjekti “Coca- Cola” ka nxjerrë jashtë loje  Inspektorët e Mjedisit dhe ato të Tatimeve duke u mjaftuar vetëm me një procesverbal të firmosur nga inspektorët e AKU-t.

Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH-së është fakti se mungojnë fotot e vendit ku janë asgjësuar produktet.

Njëkohësisht mungon fletëdalja e subjektit, për efekt të shkarkimit nga magazina të produkteve të asgjësuara.

Ky është dokument vërtetues dhe bazë që fakton daljen nga magazina e produkteve të skaduara.

Pas procedurave të dyshimta të asgjësimit të pijeve të skaduara të  subjektit “Coca-Cola”, televizioni “Ora Neës” iu drejtua me një kërkesë specifike AKU, ku u kërkua informacion se sa  procedura asgjësimi ka kryer “Coca Cola” në vitin 2019, bashkëlidhur kërkuam të na vihej në dispozicion edhe lista e produkteve që kanë shkuar për asgjësim.

AKU na bën me dije se gjatë kësaj periudhe “Coca Cola” ka kryer 4 procedura asgjësimi (1809054 litra & 304 kg) sasia një milion e tetëqind mijë litra pije, por nuk na vë në dispozicion listën e produkteve të destinuara për asgjësim.

Por skandali thellohet në faktin se AKM, që duhet të ishte prezent gjatë procesit të asgjësimit, nuk ka asnjë informacion se subjekti “Coca Cola” ka bërë 4 asgjësime të pijeve të skaduara.

Ky institucion na njofto zyrtarisht se në vitin 2019 nuk ka asnjë praktikë asgjësimi nga ky subjekt.

Si mundet që një brend botëror në Shqipëri të thyeje ligjet, dhe të mos njoftojë Agjencinë e Mjedisit që e ka detyrim ligjor?

Ky është institucioni që kontrollon se ku përfundojnë pijet e skaduara pas asgjësimit, por me sa duket nuk ia ka idenë që “Coca Cola” paska asgjësuar 1.809.054 një milion e tetëqind mijë litra pije të skaduara.

A është asgjësuar kjo sasi?

Nëse po ku kanë përfunduar?

Pse nuk janë informuar Inspektorët e Mjedisit për të dokumentuar me foto dhe video, asgjësimin e pijeve të skaduara?

Sipas ligjeve në fuqi asgjësimi i produkteve të skaduara nuk mund të bëhet pa prezencën dhe nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit.

 

Marrë nga OraNews.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qytetarët në Evropë, shpenzime të larta për shkak të kostove të kujdesit shëndetësor
Artikulli tjetër Vuçiç: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.