KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 11:17 am
81 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Më 3 prill, kompania “Gener 2” ka depozituar katër kallëzime penale ndaj deputetëve Agron Shehaj e Erald Kapri, avokatit Ndue Pjetra dhe banorit të Rrjollit, Prekë Molla, të cilët i akuzon për shpifje dhe denigrim.

Lajmi u bë me dije përmes një deklarate për shtyp, e cila u raportua më pas nga televizioni A2 CNN, i cili është nën pronësinë e sipërmarrësit Bashkim Ulaj, njëkohësisht aksioneri kryesor i “Gener 2”.

“Theksojmë qartë se çdo përpjekje për gjobëvënie politike apo ‘mediatike’ do të marrë një përgjigje të vetme dhe të prerë: përballjen me drejtësinë”, thuhej në deklaratën e kompanisë.

Ndërsa “Gener 2” pretendon se fushata ndaj saj “me informacione të pavërteta” i ka dëmtuar imazhin, përfaqësuesit e Partisë Mundësia e konsiderojnë këtë një precedent të rrezikshëm që synon të heshtë jo vetëm aktivistët, por edhe deputetët.

Palët e tjera të kallëzuara, përfshirë avokatin mbrojtës Pjetra dhe protestuesin Molla, vlerësojnë se kjo metodë e përdorur nga “Gener 2” nuk do të funksionojë për t’i ndaluar në kërkimin e së vërtetës.

Konflikti mes banorëve të Rrjollit dhe kompanisë “Gener 2” ka nisur prej më shumë se një viti, pasi kompania ka filluar ndërtimin e resortit turistik “Blue Borgo”. Protestuesit pretendojnë se ndërtimi po kryhet mbi tokat e tyre, të cilat, ata thonë se janë përvetësuar përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Shpifja, si instrument ndaj akuzave për korrupsion”

Në një koment për Citizens.al, kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha se Bashkim Ulaj gëzon mbështetjen e mazhorancës, jo vetëm për çështjen e Rrjollit, por edhe për projekte të tjera.

Ai kujtoi rastin e tenderit Thumanë-Kashar, ku ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka përdorur shprehjen “po i bëjmë nderin e jetës”, në lidhje me dhënien e kontratës për kompaninë “Gener 2”.

Sipas tij, një pjesë e klasës politike është në mbrojtje të Ulajt, çka përforcon dyshimet për një rast tipik, “ku prona e qytetarëve të zakonshëm po përvetësohet nga aktorë me lidhje të forta politike”.

Ai shton se kallëzimet për shpifje përdoren si strategji për të zbehur denoncimet për korrupsion.

“Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste [Taulant Balla], sa herë që flas, më etiketon si shpifës dhe përmend kallëzimet për shpifje. Nuk kanë argument tjetër”, u shpreh Shehaj.

Deputeti Erald Kapri, gjithashtu përfaqësues i Mundësisë, argumentoi se vendosja nën presion e një deputeti për deklaratat publike në ushtrim të detyrës jep një sinjal të qartë për shoqërinë.

“Një veprim i tillë krijon efekt frenues ‘chilling effect’, mbi hapësirën publike: gazetarët, aktivistët dhe qytetarët e zakonshëm mund të vetë-censurohen nga frika e proceseve të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore”, tha ai.

Në përmbyllje, ai theksoi se kallëzimi përputhet me një klimë presioni ndaj zërave kritikë dhe synon të kufizojë opozitën.

“Intimidimin nuk e njohim”

Palët e kallëzuara, avokati i banorëve të Rrjollit, Ndue Pjetra dhe protestuesi Prekë Molla, thanë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.

Avokati Pjetra e cilësoi kallëzimin “një autogol” nga ana e kompanisë, pasi sa i përket dyshimeve për falsifikim, pritet që Prokuroria e Shkodrës të kryejë aktin e ekspertimit.

“Janë caktuar dy prokurorë, dy oficerë të policisë gjyqësore dhe tre ekspertë”, shpjegoi ai duke nënkuptuar se nga ky proces pala paditëse do të dalë e humbur.

Prekë Molla, një nga protestuesit më të zëshëm të Rrjollit, u shpreh gjithashtu optimist për rezultatet e ekspertizës.

“S’e kuptoj ku qëndron shpifja, kur kam thënë se dokumentet janë të falsifikuara. Kjo është një e vërtetë që e di e gjithë Shqipëria”, theksoi ai.

Ai shtoi se punimet në terren po vijojnë me ritme të shpejta dhe se qëllimi, sipas tij, ka qenë përfundimi i ndërtimit dhe kalimi në një situatë faktike të atillë që të mos ketë kthime pas në anën juridike pas daljes së rezultateve të hetimeve.

“Punojnë çdo ditë, edhe në festa, për Pashkë, e Bajram, edhe të dielave, punojnë me qëllim që kur të dalin dokumentet, të thonë se ndërtimi ka përfunduar”, përmbylli Molla.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një 18-vjeçar shqiptar vodhi të dhënat e lojës ‘GTA 6’, tre vite më parë
Artikulli tjetër Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.