KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”-ut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”-ut
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Dionis Teqja, i paprekshmi i “Megatek”-ut

Përditësimi i fundit: 16 Shkurt, 2026 9:16 am
409 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tre raste me pasoja të rënda, dosje të pushuara dhe një rrjet biznesesh me mungesë raportimi financiar ngrejnë pikëpyetje mbi kontrollin fiskal dhe mbrojtjen institucionale…

Nga punësimi i të miturve dhe aksidentet e rënda, te vdekja në vendin e punës dhe procedime të pushuara, emri i Dionis Teqjes është përmendur në disa episode të kontestuara pa përfundime penale. Paralelisht, një rrjet prej 11 kompanish të lidhura me të rezulton me mungesë bilancesh tatimore ose deklarime të vazhdueshme humbjesh. Rasti ngre dyshime për evazion fiskal, shmangie kontrollesh dhe një sistem mbrojtjeje që kërkon hetim të thelluar financiar dhe penal.

Në logon e kompanisë “Megatek” është vendosur thirrja: “Bëje mirë, bëje vetë”. Referuar akuzave që qarkullojnë mbi aktivitetin e saj, pronari Dionis Teqja duket se vepron sipas vullnetit të tij, pa u ndalur nga institucionet ligjzbatuese.

Gjatë 23 viteve aktivitet, për asnjë shkelje të pretenduar ligji dhe për asnjë rast me pasoja për jetën e punonjësve, Dionis Teqja dhe kompanitë e tij nuk rezultojnë të kenë marrë ndëshkim penal përfundimtar.

Rasti i parë:

Në kompaninë “Megatek” u konstatuan punësime të miturish të moshave 13–16 vjeç, të cilët kryenin punë të rënda fizike. Dy prej tyre, E. Alla (14 vjeç) dhe K. Dusha (16 vjeç), u aksidentuan rëndë pas një rënieje nga rreth 12 metra lartësi.

Sipas denoncimeve familjare, ata u dërguan për trajtim mjekësor pa njoftuar menjëherë autoritetet. Policia regjistroi procedim penal për punësim të miturish dhe fshehje të ngjarjes, por më pas emri i Dionis Teqjes u hoq nga dosja dhe përgjegjësia u zhvendos te një punonjës magazine. Inspektorati i Punës paraqiti raport që i konsideronte të plagosurit si madhorë dhe të punësuar sipas ligjit.

Rasti i dytë:

Dionis Teqja u kallëzua për dhunë fizike ndaj dy shoferëve dhe për marrje të mjeteve të transportit të “City Park”. Çështja u procedua fillimisht, por më pas u pushua.

Rasti i tretë:

Një 32-vjeçar humbi jetën gjatë punës në ambientet e “Megatek”. Policia procedoi Dionis Teqjen si person përgjegjës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Brenda 24 orëve, emri i tij u hoq nga dosja dhe përgjegjësia u kalua te një punëtor 61-vjeçar. Çështja u pushua.

Fakte mbi kompanitë e lidhura me Dionis Teqjen

Sipas informacioneve të siguruara nga burime pranë institucioneve fiskale dhe ligjzbatuese, disa nga kompanitë e lidhura me Dionis Teqjen kanë pasur mungesë bilancesh tatimore ose deklarime me humbje të vazhdueshme:

“Megatek” (krijuar më 17 mars 2007), aktivitet import-eksport mallrash industriale; pa bilance të dorëzuara që nga viti 2022.

“Spartan Security” (29 janar 2002), raporton humbje; pa bilance që nga 2021.

“Teqja International” (2 qershor 2004), import-eksport; pa bilance që nga 2023.

“T.N.T Express Albania” (30 janar 2022), shërbime postare; pa bilance.

“Global Invest” (ish “Global Construction”, 13 shtator 2006), ndërtim; pa bilance që nga 2023.

“HEC Peqin” (27 shkurt 2007), prodhim energjie; ka raportuar bilanc vetëm për vitin 2008 me humbje.

“Hidro Power Peqin” (1 dhjetor 2011), ndërtim HEC-esh; bilance vetëm për 2011 dhe 2019.

“Mercato Italia” (19 janar 2023), produkte ushqimore; pa bilance.

“Fashion Avenue” (22 mars 2023), tregti mallrash industriale; pa bilance.

“Alien House Sh.A” (28 gusht 2023), magazinim mallrash.

Dy pyetje që kërkojnë përgjigje

Çfarë roli ka shtetasi grek Apostolos Pefkos, zotërues i 0.1% të aksioneve në “Megatek”?

A ka pasur operacione financiare të dyshimta në bashkëpunim me institucione bankare dhe agjenci doganore?

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administrimi i pasurive të krimit, prova që vendos shtetin në provë
Artikulli tjetër Parku eolik i Tropojës/ Kompania amerikane, CWP, pa investime në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.