KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy ditë sherr për pronat në Has përfundojnë me një të vrarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dy ditë sherr për pronat në Has përfundojnë me një të vrarë
AktualeAnalizeFokusSociale

Dy ditë sherr për pronat në Has përfundojnë me një të vrarë

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 10:10 am
258 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Konfliktet për çështje pronësie kanë shkaktuar një tjetër viktimë në vendin tonë dhe këtë herë vrasja ka ndodhur në Has.

Më konkretisht, në fshatin Pla, 41-vjeçari Ylber Jaku ka ekzekutuar dje me armë zjarri pushkë, 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu.

Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në momentin kur autori Ylber Jaku i ka zënë pritë dhe e ka qëlluar me një plumb duke e lënë të vdekur. Viktima u gjet i vrarë brenda automjetit që shihni më poshtë.

Policia e Kukësit përmes një komunikate për mediat bëri me dije se ka arrestuar autorin Ylber Jaku, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit të përdorur në krim.

Vrasja e ka zanafillën tek një ngjarje e regjistruar dy ditë më parë mes dy familjeve Sallahu dhe Jaku në fshatin Pla. Më konkretisht, pas një konflikti për çështje pronësie, 21-vjeçarja Artjola Sallahu dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan në spital.

Artjola Sallahu u arrestua pas ngjarjes për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi Agim Jaku mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Vera Jaku vijon të jetë ende në kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se Artjola Sallahu është e motra e viktimës Ryshyt Sallahu, ndërsa Agim dhe Vera Jaku janë prindërit e autorit Ylber Jaku.

Mësohet se konfliktet për pronat mes familjes Jaku dhe Sallahu vijojnë prej mbi 10 vitesh, teksa burime bëjnë me dije se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bere nga Agim Jaku, babai i autorit të vrasjes, i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

Nisur nga konfliktet e vazhdueshme për pronat, por edhe nga dhunimi i prindërve dy ditë më parë, Ylber Jaku është hakmarrë ditën e sotme duke ekzekuttuar Ryshyt Sallahun.

Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Mjaft është Mjaft! Kur ju injoroni (drejtësinë) njerëzit nuk ju injorojnë ju!” – shkruante një ditë më parë autori në rrjetet sociale, që dukej se paralajmëronte vrasjen e Ryshyt Sallahut.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mallrat e importit pushtojnë tregun shqiptar
Artikulli tjetër Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.