Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, ka reaguar ndaj kritikave për kohën e arrestimeve të fundit nga FBI-ja greke, duke i cilësuar të pavend pyetjet se “pse tani?”. Ai deklaroi se në dy vitet që nga krijimi i këtij mekanizmi janë arrestuar më shumë se 2 mijë persona, rreth 800 prej të cilëve janë lënë në paraburgim, ndërsa janë shkatërruar afro 200 organizata kriminale.
Sipas ministrit, hetimet komplekse kërkojnë kohë, kontrolle të thelluara financiare, punë policore dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të siguruar dosje të plota dhe prova të qëndrueshme. Duke komentuar operacionet e fundit që lidhen me dyshime për mashtrim tatimor në kompani si Pizza Fan dhe Choriatikos, Chrysochoidis theksoi se bëhet fjalë për hetime ndaj rrjeteve të dyshuara kriminale dhe jo thjesht për shkelje administrative.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, ai nënvizoi se çdo rast korrupsioni duhet të hetohet dhe personat përgjegjës të përballen me drejtësinë, duke kujtuar edhe një operacion të mëparshëm në Mykonos, ku katër efektivë policie përfunduan në paraburgim. Ministri foli gjithashtu për rritjen e mashtrimeve në internet dhe nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe bashkëpunimit mes institucioneve, duke u bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo dyshim për veprimtari kriminale.
Marrë nga Kathimerini.com