KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Firma që fitoi tenderin nga AKSHI, bëri biznes me familjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Firma që fitoi tenderin nga AKSHI, bëri biznes me familjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima
AnalizeFinanceKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Firma që fitoi tenderin nga AKSHI, bëri biznes me familjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2026 10:13 am
162 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Daniel Shima, ish-nëndrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, është një nga personazhet më enigmatikë të dosjes AKSHI, ku nën akuzë janë vënë disa zyrtarë dhe biznesmenë, teksa deri më tani nuk ka asnjë masë të fortë shtrënguese për “pengun”. Vox News ka raportuar në vijimësi për abuzimet e këtij personi, i cili në disa raste hiqet si viktimë, madje pati edhe një denoncim për zhdukje, e në raste të tjera ka vepruar hapur, duke favorizuar biznesmenë të fuqishëm.

Deri më sot, Prokuroria e Posaçme ende s’e ka ndarë mendjen se si t’a quajë Shimën; një nga krerët e bandës, organizator, administrator, bashkëpunëtor apo viktimë. Por, fakt është se, gjatë kohës që ka qenë në një nga postet drejtuese në atë institucion, ai, familja dhe miqtë e tij, kanë shumëfishuar pasuritë, kanë marrë leje ndërtimi, blerë troje, apartamente, apo hapur biznese të shumta, me para që ende nuk iu është gjetur origjina, të paktën me dokumente, pasi realiteti është se janë nga AKSHI.

Në këto radhë, redaksia e Vox News do të ndalet te një procedurë tenderuese e vitit 2022, ku Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, finalizoi në atë kohë një tender me vlerë rreth 2 milionë euro. Por, faktet e renditura më poshtë janë një dosje e mirëfilltë kriminale, pasi e njëjta firmë që mori në mënyrë të dyshimtë këto para’ nga AKSHI, ka prerë fatura me një firmë, ku pronare ka qenë nëna e ish nëndrejtorit Daniel Shima. A mos vallë janë haraçi i këtij tenderi?!

Redaksia e Vox News investigoi procedurën e vitit 2022, ku në qendër të kësaj historie janë firmat “A.E. Distribution” dhe “Premium Glass”. Nga njëra anë, firma e parë mori tenderin me vlerë 176 milionë lekë, ose me kursin e sotëm, rreth 2 milionë euro, teksa firma “Premium Glass” përfitoi 3 fatura të prera nga e njëjta firmë që fitoi edhe procedurën nga AKSHI, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga Vox News, është njoftimi i shpalljes së fituesve, i dalë nga AKSHI, për “A.E. Distribution”. Objekti i procedurës është ngritja e regjistrave profesionalë mjekësorë. Në krye të firmës “A.E. Distribution” është Gerian Kuka, i cili zotëron 100 % të kapitalit.

Sipas dokumenteve, tenderi i mësipërm është finalizuar në muajin dhjetor të vitit 2022. Ndërkohë, disa muaj para se të merrte këtë procedurë, një nga firmat që mori pjesë si BOE, preu 2 fatura për kompaninë Premium Glass. Ndërkohë, fatura e tretë për firmën Alu glass është prerë në muajin prill të vitit 2023, pra pasi kompania mori tenderin e majmë.

Në total, të tria faturat kanë një vlerë prej 9.306.525 lekësh, ose rreth 100 mijë euro. Dokumentet janë të hapura dhe mjafton një verifikim nga organet ligjzatuese për të përcaktuar nëse kjo shumë është përdorur si ryshfet për të fituar tenderin, apo është bërë punë konkrete. Datat e faturave ndodhen në Drejtorinë e Tatimeve, ku ato të Premium Glass janë prerë në 3 nëntor dhe 7 dhjetor 2022. Ajo e Alu Glass në datën 25 prill 2023.

Dyshimet për faturat dhe sqarimi që nevojitet nga palët:

Tri faturat me vlerë totale 9.3 milionë lekë kërkojnë një verifikim të mëtejshëm nga organet e drejtësië, mbi natyrën e marrëdhënies tregtare mes A.E. Distribution dhe kompanive Premium Glass e Alu Glass.

Konkretisht, duhet të bëhet e ditur se cilat mallra apo shërbime janë faturuar, ku janë dorëzuar ato, nëse ekzistojnë kontrata apo dokumente shoqëruese dhe nëse vlerat e deklaruara janë shlyer përmes transfertave bankare.

Një tjetër element që kërkon sqarim është ndryshimi i pronësisë së Premium Glass.  Kalimi i 100% të kuotave nga Merita Shima te Sokol Parllaku, më 7 dhjetor 2022, për vlerën 100 mijë lekë, përkon me datën e faturës së dytë të lëshuar nga Premium Glass për A.E. Distribution.

Për këtë transaksion mbetet e rëndësishme të verifikohet mënyra e përcaktimit të çmimit, gjendja financiare e kompanisë në momentin e shitjes dhe identiteti i përfituesit real ekonomik.

Dokumentet evidentojnë një ndërthurje, familjare dhe tregtare mes subjekteve të përfshira në këtë histori.

Vox News ka raportuar edhe më herët se, për të humbur gjurmët nga këto kompani, nëna e Daniel Shimës, ia shiti kompaninë për një copë bukë Sokol Përllakut, i cili dyshohet se është një prestanome i Daniel Shimës. Shitja mund të jetë bërë fiktive, teksa dokumentet janë verifikuar edhe nga Prokuroria e Posaçme.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projektligji anti-SLAPP/ Nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
Artikulli tjetër Reuters: NATO i thotë “JO” Tiranës, zbulohet arsyeja!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.