KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fluksi i turistëve shton kërkesat për punë, bizneset në Durrës sytë te filipinasit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Fluksi i turistëve shton kërkesat për punë, bizneset në Durrës sytë te filipinasit
FokusSociale

Fluksi i turistëve shton kërkesat për punë, bizneset në Durrës sytë te filipinasit

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2024 10:07 am
152 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këtë sezon, sektori i turizmit po përballet me mungesë punonjësish të kualifikuar sezonalë.

Me shtimin e rezervimeve dhe fluksin e turistëve në Durrës nevojat për të mbuluar shërbimet në këtë sektor janë të mëdha.

“Duke qenë se fluksi i turistëve vjen gjithnjë në rritje dhe kërkesa për fuqi punëtore rritet. Ajo që na shqetëson është se duhet të marrim punonjës sezonalë dhe këta kanë problemin e trajnimit”, u shpreh operatori turistik Eduard Xhepa.

“Po përballemi me një situatë që nuk është në favorin tonë në këtë sezon sepse ndjejmë shumë mungesa si në bregdet, hoteleri dhe bar-restorant, po me sforco familjare në rrethanat që po përballemi, se ka ardhur një fluks që nuk e prisnim, po bëjmë të pamundurën për t’iu përkushtuar”, tha operatori turistik Vaso Dhaskali.

Më të preferuar janë punonjësit vendas, por gjithnjë e më shumë bizneset që operojnë në këtë sektor janë të detyruar të punësojnë shtetas të huaj kryesisht nga vendet aziatike dhe pse problemet e komunikimit reflektohen në shërbim.

“Aktualisht kam aplikuar për 5-6 punonjës pasi ndjej mangësi dhe në sektorin e pastrimit. Ato vijnë kryesisht nga Azia, Bangladeshi dhe Indonezia dhe janë eksperte në këtë fushë”, tha Vaso Dhaskali.

“Bazohemi te vendasit sepse ata njohin më mirë traditat, prodhimin vendas, historinë dhe kulturën e Shqipërisë, po jemi të detyruar të marrim dhe punonjës të huaj për të plotësuar nevojat që ne kemi”, tha Eduard Xhepa.

” Jam nga Filipinet. Zgjodha Shqipërinë për të pasur një përvojë tjetër pune, fituar para dhe njohur njerëz të rinj. Erdha në dhjetor dhe punoj në Durrës prej 6 muajsh. Ndjehem mirë këtu”, tha një filipinase, punonjëse shërbimi.

Sipas operatorëve turistikë, problematikat e rekrutimit të personelit të huaj këtë sezon kanë marrë dhe vëmendjen e autoriteteve shtetërore për lehtësimin e procedurave.

“Janë 15 kritere, dokumentacione në e-albania që duhen plotësuar që aplikimi të jetë i saktë. Kështu që me z. Gonxhe folëm dhe u tregua i gatshëm për të krijuar lehtësira për ata dhe ne që të jetë më e thjeshtë pjesa e rekrutimit të punonjësve të huaj”, tha Eduard Xhepa.

Shumë hotele të Durrësit janë rezervuar plotësisht deri në fund të shtatorit, ndërsa nevoja për personel të kualifikuar është një detyrim për të ofruar turizëm cilësor dhe kthim të flukseve turistike dhe në vitet në vazhdim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Apple përfshin ChatGPT-në në pajisjet iPhone e Mac
Artikulli tjetër Alarm me aksidentet në punë! Vetëm në muajin maj humbën jetën 6 persona, problem kushtet e sigurisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.