KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjadri si kërcënim, në qendrat e emigrantëve në Itali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjadri si kërcënim, në qendrat e emigrantëve në Itali
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Gjadri si kërcënim, në qendrat e emigrantëve në Itali

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2025 10:43 am
143 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mbërritja e 40 emigrantëve më 11 prill në kampin e Gjadrit ka krijuar tension në disa prej qendrave të emigracionit në Itali. “Mund t’ju dërgojmë në Shqipëri” është shprehja që dëgjohet shpesh në këto struktura si formë kërcënimi, pavarësisht se ato aktualisht nuk janë të mbipopulluara dhe kanë kapacitete të lira.

Ky fakt është konfirmuar nga rrjeti i aktivistëve “Mai più lager – No ai CPR” (Kurrë më kampe përqendrimi – Jo ndaj CPR-ve). CPR-të (Centro di Permanenza per il Rimpatrio/Qendra të Përhershme për Riatdhesimin) funksionojnë si struktura paraburgimi administrative, ku mbahen personat që priten të dëbohen nga territori italian.

“Në lidhje me transferimet drejt Shqipërisë, ato përjetohen si formë ndëshkimi”, thotë për Citizens.al Nicola Cocco, aktivist i rrjetit, njëherazi mjek, i cili denoncon kushtet në qendrat e emigrantëve në Itali.

Sipas tij, mungesa e transparencës në përzgjedhjen e personave që dërgohen në Gjadër përforcon këtë perceptim ndëshkues, veçanërisht kur bëhet fjalë për emigrantë që nuk kanë më mjete ligjore për të kërkuar rishikimin e ndalimit të tyre.

“Në këtë mënyrë, qendra në Shqipëri merr ngjyrimet e një ‘kolonie penale’, për të huazuar një shprehje të Franz Kafkës, një vend ku njerëzit ndëshkohen sikur të ishin dënuar përfundimisht, pa procese të qarta dhe pa mundësi reale kundërshtimi”, thekson Cocco.

Skema që Britania nuk arriti ta zbatojë për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, apo propozimi i ngjashëm që dështoi në Holandë, duket se po vihet në zbatim nga Italia në Shqipëri. Kjo ka nxitur reagimet e para nga emigrantët – disa prej të cilëve, në shenjë proteste, kanë dëmtuar dhomat apo dhe veten me mjete të mprehta.

Cocco shpjegon se për të paktën tre emigrantë, të cilët patën nevojë trajtimi spitalor në Tiranë, ekziston një paqartësi e madhe mbi protokollet mjekësore që ndiqen dhe nëse ato përputhen me ato që zbatohen në CPR-të italiane.

“Është një formë e propagandës italiane se këto qendra po përdoren, ndërkohë që në realitet në nivelin ndërkombëtar ato shpesh konsiderohen si ‘dështime organizative’ nga disa këndvështrime”, shton ai.

Cocco e cilëson përdorimin e territorit shqiptar për mbajtjen e emigrantëve të padëshiruar si një formë neokolonializmi, që është fyes për Shqipërinë dhe historinë e saj të përballjes me pushtimet e huaja – përfshirë këtu dhe dy periudhat e pushtimit nga Italia 1916-1920; 1939-1943.

Ndërkohë, ajo që ka ndryshuar ndjeshëm është koha e qëndrimit të emigrantëve në këto qendra. Këtë specifikë e vuri në dukje për Citizens.al avokati Gennaro Santoro.

“Fillimisht [kampi në Gjadër] u parashikua për emigrantë të ndaluar në det të hapur, të cilët do t’i nënshtroheshin një procesi [të përshpejtuar] vlerësimi 28-ditor, ndërsa tani qëndrimi në kampe mund të zgjasë deri në 18 muaj”, shpjegoi Santoro, i cili punon me CPR-të në Itali.

Ai thekson gjithashtu se kushtet për mbrojtjen ligjore dhe qasja në të drejta themelore janë përkeqësuar krahasuar me qendrat italiane.

“Një emigrant që më parë ishte në CPR-në e Gradisca d’Isonzo, tani në Shqipëri nuk ka më akses në internet, nuk ka më celularin që e përdorte lirisht në Gradisca”, shton Santoro.

Sipas avokatit, profili i emigrantëve të transferuar në Gjadër dhe trajtimi i tyre dallon shumë nga ai që ishte planifikuar fillimisht për këtë kamp.

“E drejta për mbrojtje do të ishte shumë më efektive në rastin se emigranti do të ndodhej në CPR italiane, pasi konkretisht unë do ta kisha më të lehtë fizikisht për ta asistuar”, përfundon ai.

Mbetet ende e paqartë nëse do të ketë ndryshime në këtë skemë të trajtimit të emigrantëve, pasi një nga 40 emigrantët e sjellë më 11 prill, me origjinë marokene, ka kërkuar sërish azil në Itali dhe është dërguar sërish atje, duke e bërë në fakt riatdhesimin të ndiqet nga Italia dhe jo nga Shqipëria.

Ky rast ka ngritur kritika mbi kostot shtesë me “varavingot e emigrantëve” dhe absurditetin e një politike që po prodhon më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërsa emigrantët duket se po kërkojnë çdo mënyrë për t’u rikthyer në Itali.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paga minimale si kartë elektorale
Artikulli tjetër Shqipëria si “kamp refugjatësh”, Starmer bën gati planin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.