KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Goditet grupi i strukturuar kriminal në Fier
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Goditet grupi i strukturuar kriminal në Fier
AktualeAnalizeFokusSociale

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Fier

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 11:18 am
228 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Katër persona janë vënë në pranga si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në Fier e Lushnje për trafikimin e armëve si dhe prodhimin, shitjen dhe kultivimin e lëndëve narkotike.

Përfaqësues të prokurorisë dhe policisë së Fierit bënë me dije se hetimet për këtë grup zgjatën për gjashtë muaj.

Përveç Fierit e Lushnjes, grupi vepronte dhe jashtë këtij qarku, në Durrës, Shkodër e Kukës.

Siç bëri me dije drejtori i policisë së Fierit, Skënder Hita, në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në Morinë.

Më 2 Qershor janë zhvilluar 13 kontrolle në ambiente banimi, automjete, magazina dhe sipërfaqe toke ku janë gjetur municione, armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Janë sekuestruar: 4 mijë fidanë kanabis, 5 mijë fara kanabis, tre armë zjarri automatike, dy armë gjahu, një pistoletë, 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy radio si të policisë, dy uniforma policie, një maskë plastike me paruke, tre automjete dhe dhjetë celularë.

Sa i përket të arrestuarve, ata janë persona me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë:

Boran Buzi – 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Niko Osma – 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Qamil Shurdhi – 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

Besim Buzi – 33 vjeç, banues në Divjakë.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan i Fierit, i arrestuar më parë për kundërshtim të efektivëve të policisë.

“Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale. B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve. Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit”, tha drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hita.

Autoritetet thonë se operacioni i koduar “Procedimi” është në vijim për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.

 

Marrë nga Gazetadita.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Besa Shahini shpall kandidaturën për Kryetare të Prishtinës
Artikulli tjetër Legjenda e muzikës italiane Bobby Solo, mbërrin në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë
Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 17 Korrik, 2026
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.