KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Legjenda e muzikës italiane Bobby Solo, mbërrin në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Legjenda e muzikës italiane Bobby Solo, mbërrin në Tiranë
AktualeKultureSociale

Legjenda e muzikës italiane Bobby Solo, mbërrin në Tiranë

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 11:24 am
380 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dje mbërriti në Tiranë, legjenda e muzikës italiane, Bobby Solo, ai që solli rokun amerikan të Elvis Preslit në Itali e Europë, por që u bë i famshëm edhe për këngët lirike ndër të cilat, « Una lacirma sul viso » është shitur në miliona kopje.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe i ftuar nga Qendra « Shqipëria Europiane », sot, më 3 qershor, ora 20, ai do të japë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Kjo është hera e parë që ai këndon në vendin tonë.

Duket se muzika melodioze dhe stili rock i viteve ’70 që ndezën Mançesterin me zërin e Bruce Sprinsteen, para disa ditësh, do të përsëritet edhe në Tiranë me kantautorin e famshëm, legjendën e muzikës së lehtë italiane, Bobby Solo. Pas turit të tij në Francë e Luksemburg, sot, më 3 qershor, ai do të vijë të këndojë për herë të parë në Tiranë na Pallatin e Kongreseve, së bashku me kantautorin e famshëm italo-zviceran, Marco Zappa.

Bobby Solo është i njohur për zërin e tij të veçantë dhe stilin që shpesh është krahasuar me atë të Elvis Presley-t, duke fituar edhe nofkën “Elvisi italian”. Karriera e tij mori hov në vitin 1964, kur fitoi Festivalin e Sanremos me këngën e famshme “Una lacrima sul viso” (“Një lot në fytyrë”), e cila u bë një hit ndërkombëtar dhe një nga këngët më të dashura të muzikës italiane. Kjo këngë u shit në miliona kopje dhe e ngriti Bobby-n në majat e skenës muzikore.

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë disa herë në Festivalin e Sanremos dhe në kompeticione të tjera prestigjioze, duke u bërë një ikonë e muzikës pop dhe rock italiane. Stili i tij përfshin elemente të rock ‘n’roll, baladës romantike dhe muzikës melodike italiane. Në një intervistë dhënë qendrës « Shqipëria Europiane », organizueses së këtij eventi, që mbështetet nga Bashkia Tiranë, ai thotë se mezi pret të vijë në Tiranë që të këndojë këngët e njohura të tij, « Una lacrima sul viso », « Zingara », dhe rock ‘n’roll, country, bluz. Marco Zappa që do të ndajë skenën me Bobby Solon thotë se është rritur me muzikën e këtij kantautori legjendar dhe ai është i lidhur me Shqipërinë sepse edhe gruaja e tij Elena është shqiptare. Ai do të këndojë këngë që lidhen me vendin tonë, por edhe këngë të tija me një stil të lartë. I njohur edhe si ndjekës i BITELLSAVE, ai do këndojë edhe mjaft këngë të tyre.

Koncerti do të zhvillohet sot, më 3 Qershor, ora 20:00 në Pallatin e Kongreseve. dhe do të jetë i ndarë në 2 pjesë- Pjesa e parë nga Marco Zappa dhe pjesa e dytë Bobby Solo dhe grupi.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditet grupi i strukturuar kriminal në Fier
Artikulli tjetër Pse ky njeri është tashmë objektivi numër një i Putinit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Saksonët
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.