Qeveria greke ka shpalosur “Platforma për tokën e paprekur”, një nismë që është hapur sot në funksion të sezonit të zjarreve. Edhe përse në thelb synon të mbrojë vendin nga zjarret që mund të dalin jashtë kontrollit si vitin e kaluar, kjo platformë ka shkaktuar indinjatë tek vendasit.
Siç njofton Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, me rastin e fillimit të sezonit të zjarrit për vitin 2025, pronarët dhe qiramarrësit e parcelave të tokës dhe si rrjedhojë e zonave të pambuluara të pronës së tyre kanë detyrimin të pastrojnë nga dita e sotme deri më 30 prill 2025.
Konkretisht, pronarët, shfrytëzuesit, qiramarrësit e parcelave dhe zonave të tjera të pambuluara duhet të mbajnë parcelat e tyre të pastra gjatë gjithë sezonit të zjarreve, pra nga data 31 maj. Konkretisht, ato që ndodhen në:
a) zona brenda planeve të miratuara rrugore,
b) zona brenda kufijve të vendbanimeve pa plan rrugor të miratuar;
Nga ky detyrim përjashtohen kopshtet e rregulluara, të mirëmbajtura apo sipërfaqet e mbjella të sipërfaqeve të pambuluara të ndërtesave, pallateve etj. të zonave dhe territoreve të përmendura më sipër.
Në rast mosrespektimi të këtyre masave nga palët e detyruara shqiptohen gjobat administrative të përcaktuara në plan, të cilat deri tani nuk janë zbardhur, por që kanë indinjuar qytetarët grekë. Sipas tyre, për këto shërbime paguajnë taksa në bashkitë ku jetojnë, përse duhet t’i pastrojnë vetë tokat.
Pastrimi i kërkuar duhet të përfshijë:
– Heqja e pemëve dhe degëve të thata dhe të thyera, si dhe degëve që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me një ndërtesë.
– Heqja e lëndëve bimore të djegshme që gjenden në sipërfaqen e tokës, si gjethja, bari i thatë dhe degët e thata të shtrira.
– Degëzimi i bazës së kurorës së pemës dhe rritja e lartësisë fillestare të saj nga sipërfaqja e tokës, në varësi të moshës dhe llojit të pemës.
Gjatë vitit të kaluar, Greqia kaloi një periudhë ekstreme me zjarret, të cilat përfshinë edhe zonat e banuara. Në përgjigje të kësaj situate, Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka njoftuar pronarët për detyrimet që ata kanë për të pastruar tokat.
Marrë nga Kathimerini.gr