KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2025 10:44 am
222 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte direkt me prodhuesit në Amerikën Latine. Bëhet fjalë për një sasi 16.4 tonë që i përkiste grupit shqiptar të goditur sot nga SPAK.

Zyrtarët gjermanë zbuluan 16 ton në pesë kontejnerë transporti që kishin mbërritur në portin e Hamburgut nga Paraguai në 24 shkurt 2021. Kokaina ishte fshehur në kanaçe me mbushës muresh (stuko), të cilat kishin hyrë në Evropë me një anije kontejnerësh nga Paraguai.

Zyrtarët e doganës vendosën t’i shqyrtonin nga afër kontejnerët paraguaianë pasi vunë re “parregullsi të qarta” me disa nga përmbajtjet – kanaçe prej kallaji që ishin menduar të mbusheshin me stuko. “Përtej një shtrese mallrash origjinale, të paketuara menjëherë pas derës së kontejnerit, kanaçe të shumta prej kallaji ishin në fakt të mbushura me mallra të tjera”, thanë zyrtarët.

Hetuesit më pas urdhëruan shkarkimin e kontejnerëve dhe gjetën kokainë të fshehur në më shumë se 1,700 kanaçe.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës së sekuestruar ndonjëherë në Evropë dhe një nga sekuestrimet më të mëdha të vetme në të gjithë botën”, thanë doganat gjermane, duke iu referuar vetëm ngarkesës së Hamburgut.

“Po vlerësojmë një vlerë shitjesh në rrugë midis 1.5 miliardë eurove dhe 3.5 miliardë eurove (1.8 miliardë dhe 4.2 miliardë dollarë) për 16 tonet”, tha zyrtari i doganës së Hamburgut, Rene Matschke, për agjencinë e lajmeve AFP.

Hamburgu është porti i tretë më i madh në Evropë dhe më i madhi në Gjermani, ndërsa Paraguai ka qenë një vend kyç tranziti për drogën për vite me radhë.

SPAK thotë se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën “arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës).

Ndërkohë, në kërkim janë dhe gjashtë shtetas të tjerë, të cilët nuk janë gjetur nga Policia dhe agjentët e BKH-së dhe SPAK thotë se po punohet për ekzekutimin e këtyre masave të tjera, në kuadër të këtij operacioni.

 

Marre nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Avokatura e Shtetit shpjegon ndërhyrjen policore në ambientet e News 24
Artikulli tjetër Finlanda 22 ditë me mbi 30 gradë Celsius, ngordhin dhjetëra drerë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.