Një shqiptar i dënuar me 32 vite për vrasje përmes një fushate një javore në TikTok mblodhi 101.000 euro donacione.
Eugert Merizaj i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Babale” u përfshi në apelin për të ndihmuar një vajzë të sëmurë.
Në përshkrimin e Gofoundme thuhet se “Brikena, një vajzë shqiptare vetëm 13 vjeçe, po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme shëndetësore që rrezikon jetën e saj. Ajo jeton me babanë, gjyshërit dhe tre motrat në fshatin malor të Therepelit, rrethi Skrapar.
Familja e saj është drejtuar për ndihmë jashtë Shqipërisë dhe ka gjetur shpresë në një spital në Turqi. Mjeku ka përcaktuar se Brikena ka nevojë për dy ndërhyrje madhore. Për këto ndërhyrje duheshin 80.000 po u mblodhën mbi 100.000 euro”.
Pas kësaj iniciative, Merizaj ia doli të mbledhë shumën e duhur për operacionet e Brikenës. Eugert Merizaj u akuzua dhe u dënua si pjesë e një grupi shqiptarësh të cilët ekzekutuan një rival të tyre në fushën e prodhimit she shitjes së narkotikëve.
Marrë nga Top Channel