Ikballe Huduti, qytetare nga Kosova ka reaguar publikisht pas vendimit të autoriteteve shqiptare për ta shpallur person të padëshiruar në Shqipëri.
Përmes një postimi Huduti ka sqaruar pozicionin e saj, duke deklaruar se përfshirja e saj në tubime ka ardhur si pasojë e padrejtësive që po prekë popullin.
“Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët.”, është shprehur ndër të tjera Huduti në reagimin e saj.
Marrë nga Droni.al