KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimet publike prekin fundin, prej dosjeve korruptive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Investimet publike prekin fundin, prej dosjeve korruptive
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Investimet publike prekin fundin, prej dosjeve korruptive

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 9:32 am
12 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2026. Ky ishte niveli më i ulët për të njëjtën periudhe në 17 vite që nga 2009-ta, teksa një seri dosjesh në hetim nga SPAK si, koncesionet PPP, inceneratorët, rrugët (ARRSH) dhe AKSH-i, etj kanë zbuluar se në shumë raste i gjithë fondi i dhënë për tu investuar në shërbime ose mallra është abuzuar tërësisht.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, ndërsa nevoja për infrastrukturë është në rritje për shkak edhe të kritereve të integrimit në anën tjetër aftësia e shtetit për të realizuar investime kapitale ka rënë në nivele alarmante, duke u lidhur drejtpërdrejt me skandalet e mëdha korruptive që kanë përfshirë institucionet kryesore shqiptare që janë mandatuar për të tu kujdesur për infrastrukturën kritike të vendit.

Grafiku i shpenzimeve kapitale për tremujorët e parë tregon një epokë të artë të investimeve rreth viteve 2012-2013, ku shifrat kapërcyen 65 miliardë lekë, për të pasuar më pas me një rënie drastike që nuk u rikuperua kurrë.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kjo pikiatë nuk po vjen nga mungesa e parave në arkën e shtetit, pasi përkundrazi fondi i investimeve është shumëfishuar në krahasim me para 10 viteve, por e sistemit problematik. Është krijuar një praktikë ku fondi i investimeve publike alokohet në pjesën më të madhe të tij në muajin dhjetor, teksa hetimet kanë zbuluar se fondet përpara se të shndërrohen në asete konkrete për qytetarët humbasin.

Hetimet kanë zbuluar skemat e abuzimit me tenderat e ARRSH-së, ku kostoja për kilometër fryhet artificialisht dhe kontratat u jepen kompanive pa kapacitete, duke bërë që projektet të zvarriten me dekada. Ndërkohë që miliarda euro dalin nga buxheti i shtetit, ato nuk përkthehen në investime kapitale të prekshme.

Në rastin e inceneratorëve, paratë që duhej të shkonin për ndërtimin e infrastrukturës së mbetjeve, rezultuan se u devijuan përmes kompanive guackë duke lënë pas objekte që nuk funksionojnë ose që ekzistojnë vetëm në letra. Të dhënat mbi rolin e investimeve publike janë edhe më alarmante kur analizohet dosja e fundit e AKSH-it, ku qindra miliona euro janë shpërdoruar në projekte dhe kompani fiktive, teksa sistemet e E-albania në rastin më të mirë nuk punojnë dhe të dhënat sensitive janë hakeruar më shumë se njëherë.

Këtë vit fondi i investimeve publike është planifikuar në 162, 3 miliardë lekë rreth 1,7 miliardë euro, nga të cilat gjatë 3-muajve të parë janë shpenzuar vetëm 5,2 miliardë lekë ose vetëm 3,2 për qind e planit vjetor.  Shuma e alokuar në tremujorin e parë ishte 47 për qind më e ulët se plani i periudhës dhe 36 për qind më pak se fakti i vitit të kaluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën

Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?

Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 4 shtete të BE-së bashkërendojnë masat për parandalimin e krizës migratore nga Lindja e Mesme
Artikulli tjetër Rriten aksidentet në punë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
Ministri i Financave mashtroi në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit
Aktuale Finance Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Çmimet për finalen e Botërorit arrijnë në nivele ekstreme
Analize Bota Finance Sociale Sporti 24 Prill, 2026
Televizioni publik i Sllovenisë bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit
Analize Fokus Kulture Rajoni Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.