KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rriten aksidentet në punë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rriten aksidentet në punë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Rriten aksidentet në punë

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 9:35 am
180 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë vendosur 268 gjoba me një vlerë totale prej 64.5 milionë lekësh.

Pas këtij presioni administrativ fshihet një problem më i gjerë strukturor. Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar dhe 48 viktima, duke konfirmuar se siguria në vendin e punës mbetet një pikë e dobët e tregut të punës në vend.

Sektorët më problematikë, sipas raportit vjetor të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezultojnë ata me intensitet të lartë pune fizike dhe nivel më të ulët formalizimi të proceseve, si ndërtimi, industria përpunuese dhe një pjesë e shërbimeve. Në këto aktivitete, shkeljet lidhen kryesisht me mungesën e pajisjeve mbrojtëse, standardeve teknike dhe trajnimeve të punonjësve, duke rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj riskut.

Rritja e aksidenteve ka sjellë reagim më të fortë nga Inspektorati. Kontrollet për shkak aksidenti janë shtuar me 23% dhe në çdo rast janë shoqëruar me masa administrative, shpesh të shumëfishta për të njëjtin subjekt, duke treguar një qasje më të ashpër ndëshkuese.

Në të njëjtën kohë, shkalla e raportimit nga bizneset ka arritur në 96%, një tregues që sinjalizon më shumë transparencë, por edhe faktin që fenomeni është i përhapur dhe i pranishëm në shumë sektorë të ekonomisë.

Në total, gjatë vitit janë inspektuar 9,532 subjekte dhe janë verifikuar mbi 205 mijë vende pune, duke nxjerrë në pah një problematikë që nuk kufizohet në sektorë të izoluar, por shtrihet në një pjesë të gjerë të aktivitetit ekonomik.

Efekti ekonomik i aksidenteve është i shumëfishtë. Për bizneset, ato përkthehen në ndërprerje të aktivitetit, humbje produktiviteti dhe kosto shtesë për kompensime apo penalitete. Për shtetin, rritet presioni mbi sistemin shëndetësor dhe skemat e sigurimeve, ndërsa ulet kontributi aktiv i fuqisë punëtore.

Megjithatë, raporti evidenton se një pjesë e bizneseve vijojnë ta trajtojnë sigurinë në punë si një kosto që duhet minimizuar, jo si një investim që ul riskun. Kjo qasje, në praktikë, po rezulton më e kushtueshme, pasi aksidentet dhe pasojat e tyre financiare po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi vetë aktivitetin ekonomik.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Investimet publike prekin fundin, prej dosjeve korruptive
Artikulli tjetër Tendera pa garë në Albcontrol

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.