Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në foto, Bici nuk ishte e shoqëruar teksa hynte në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.
Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti. Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Marrë nga Dosja.al