Katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.
Sipas raportimeve të autoriteteve po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen. Viktimat janë identifikuar si Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes, Jonida Kola, 42 vjeç, nëna, Hajdar Kola, 22 vjeç, djali i familjes dhe Xhesika Kola, 15 vjeç, vajza e familjes.
Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.
“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.
Marrë nga TGcom24.it