KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet, pas 1990-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet, pas 1990-ës
AnalizeSociale

Jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet, pas 1990-ës

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2024 6:37 am
132 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç.

Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.

Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm. Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç.

Ndryshimi më i madh është bërë në dekadat 60-90. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç. Në vitin 1970, jetëgjatësia ishte rritur ne 65.2 vjeç, në vitin 1980 në gati 70 vjeç dhe në 1990 arriti në 72.7 vjeç.

Rritja e jetëgjatësisë pas viteve 1950 ka qenë një tendencë globale. Sipas Worldindata, ulja e madhe e vdekshmërisë së fëmijëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Por jetëgjatësia është rritur në të gjitha moshat. Foshnjat, fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit kanë më pak gjasa të vdesin se në të kaluarën dhe vdekja po vonohet.

Ky ndryshim i jashtëzakonshëm rezulton nga përparimet në mjekësi, shëndetin publik dhe standardet e jetesës. Bashkë me të janë thyer edhe shumë parashikime të ‘kufirit’ të jetëgjatësisë.

Në Europë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vend të 22 për nga jetëgjatësia. Vendet që e kanë këtë tregues më të larta janë Zvicra (83.7), Spanja (83.2), Suedia (83.1) dhe më të ulëtin Rumani dhe Bullgaria në pak më pak se 75 vjeç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KLSH: Rajli Ndërtim dhe G.P.G morrën tendera korruptivë, në Bashkinë e Durrësit
Artikulli tjetër Ervin Salianji dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesën për pezullimin e dënimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 6 Shtator, 2026
Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.