KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2025 1:52 pm
342 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ka zbardhur identitetin e shqiptarit të arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Elvis Doçit, i njohur si “Vis i Pojës”.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”” – thuhet në njoftimin e autoriteteve policore.

Gjithashtu, raportohet se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madrid/Spanjë për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Mediat spanjolle raportuan më herët se Juxhin Drazhi është kapur nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada).

Pas mbikëqyrjes së pronës, autoritetet policore spanjolle zbuluan se Juxhin Drazhi ishte fshehur atje, duke mos dalë nga vila dhe duke përdorur bashkëpunëtorët e tij për t’i siguruar gjithçka që i nevojitej për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.

Prona ku ai ishte fshehur ishte një vilë luksoze me çdo komoditet, e vendosur në një terren të lartë, gjë që i lejonte atij të monitoronte mjedisin përreth dhe të parashikonte çdo ndërhyrje të policisë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, anëtarët e kësaj bande krenoheshin se mbanin armë zjarri, dhe Juxhin Drazhi madje kishte edhe një eskortë. Pasi vuri re praninë e policisë, 34-vjeçari tentoi arratisjen duke ikur me vrap përmes shpatit të malit, por u kap nga oficerët që rrethuan shtëpinë.

Një kontroll i shtëpisë zbuloi dokumente të shumta personale të falsifikuara (pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shoferi) që do t’i kishin dhënë Juxhin Drazhitr një identitet të rremë që ai mund ta kishte përdorur për të shmangur veprimet e policisë, si dhe sende të shumta luksi, përfshirë një orë dore me vlerë të lartë.

Përveç kësaj, nga kontrolli i zonës ku i ndaluari iku, u zbulua një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator.

SEKUESTRIMET DHE GRUPI I “VISIT TË POJËS”

Grupi kriminal ku bënte pjesë Ervin Drazhi u godit më 21 Maj nga SPAK në bashkëpunim me anti-mafian italiane në kuadër të operacionit “Ura”, bazuar në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, si dhe në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, 40 prej tyre për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, por Elvis Doçi arriti t’i shpëtonte Policisë dhe është shpallur në kërkim.

Të njëjtët shtetasve të mësipërm, në atë operacioni iu sekustruan edhe: dy kompani ndërtimi, katër shoqëri tregtare dhe restorante, një agjenci pasurish të paluajtshme, një TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj, ndërsa më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në atë operacion u sekustrua edhe kompania “Majestic Konstruksion”, të cilat më pas iu janë sekustruar pasuri të tjera në emër të saj, teksa dyshohet si pasuri e fshehur e Juxhin Drazhit.

Aktualisht pronar i kompanisë “Majestic Konstruksion” rezulton  Nazmi Shahini me 100 % të aksioneve, ndërsa më parë pronar i saj ka qenë Arben Drazhi, i cili aktualisht është vetëm administrator i kompanisë.

Pasuritë e sekuestruara më pas të Juxhin Drazhit

  1. Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror Juxhin Drazhi), Durrës;
  2. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  3. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;
  4. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës
  5. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  6. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  7. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.
  8. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;
  9. Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar
Artikulli tjetër Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.