KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kombëtarja “çmonton” Finlandën, blindon kreun e grupit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kombëtarja “çmonton” Finlandën, blindon kreun e grupit
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Kombëtarja “çmonton” Finlandën, blindon kreun e grupit

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2026 9:29 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan në “Air Albania”. Ndeshjen e vendosi “magjia” e Muçit dhe goli i Manajt me kokë pas krosit të Hysajt.

Skuadra kuqezi e nisi takimin me synimin për të marrë kontrollin e lojës dhe krijoi rrezik që në minutën e parë, kur Laçi provoi pas një pasimi të Pilos, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Pas disa tentativave të Asllanit dhe Muçit, Shqipëria gjeti golin e avantazhit në minutën e 35-të. Ernest Muçi dhuroi një moment spektakolar, duke lëshuar një goditje të jashtëzakonshme me të jashtmen nga krahu i djathtë, që përfundoi në rrjetë.

Finlanda tentoi të reagojë dhe pati disa mundësi nga goditjet standarde, por Etrit Berisha u tregua vendimtar, veçanërisht në minutën e 42-të, kur ndali me një pritje fantastike goditjen me kokë të Tenho.

Në pjesën e dytë, Shqipëria e nisi me një tjetër goditje. Në minutën e 50-të, Elseid Hysaj krosoi në mënyrë perfekte nga e djathta dhe Rey Manaj, me një goditje të saktë me kokë, dyfishoi shifrat.

Sulmuesi kuqezi pati edhe një tjetër mundësi të mirë katër minuta më vonë, por nuk arriti të gjente portën. Shqipëria vijoi të kërkonte golin e tretë, ndërsa Finlanda provoi të rikthehej në lojë.

Një moment i rëndësishëm i takimit ishte minuta e 67-të, kur Finlanda mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Tenhos, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Muçit, i cili po nisej në kundërsulm.

Në minutat e mbetura, kuqezinjtë administruan avantazhin dhe patën mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, me Laçin që provoi në minutën e 73-të, ndërsa Suhoinen rrezikoi për finlandezët në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në 12 pikë pas katër ndeshjesh dhe blindon kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Tashmë, kuqezinjtë kanë përpara një përballje direkte në transfertë ndaj Bjellorusisë, në Hungari, ku një barazim do të mjaftonte për të siguruar objektivin e vendosur në këtë edicion. Kombëtarja është shumë pranë ringjitjes në Ligën B.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qindra mijëra përdorues preken nga ndërprerja e shërbimeve të Microsoft 365
Artikulli tjetër Operacion ndërkombëtar, arrestohen 354 persona, sekuestrohen drogë, armë dhe para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.