KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komision i përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit e luftës, sot takimi i parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Komision i përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit e luftës, sot takimi i parë
AktualeAnalizeRajoniSociale

Komision i përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit e luftës, sot takimi i parë

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 8:45 am
92 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Bruksel, zhvillohet sot takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.

Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.  Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Halil Cenaj, bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Ndërkaq, para takimit, Serbia nuk bëri të ditur se kush do të udhëheqë delegacionin e saj.

Sipas burimeve në BE, në këtë takim nuk pritet ndonjë veprim konkret, por do të jetë më shumë i karakterit simbolik dhe ceremonial, duke qenë se do të jetë takimi i parë i këtij komisioni. Po ashtu, fakti që Kosova është në periudhë të fushatës zgjedhore, ndikon që ky të jetë vetëm një takim simbolik.

Burimet në Bruksel thanë se takimi do të jetë rast që palët të paraqesin prioritetet e tyre dhe të merren vesh për datat e takimeve të ardhshme, në të cilat priten rezultate konkrete.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti, shkroi në Facebook se në Bruksel do të përcaktohen plani i punës dhe takimet e radhës.

Ai u shpreh se në këtë drejtim, delegacioni i Kosovës do të prezantojë disa kërkesa kyçë, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, “me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar te Vuçiç, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë”.

“Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese Deklaratës për Persona të Zhdukur, e miratuar me 2 maj 2023”, tha ai.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të formonin këtë komision të përbashkët për të zbatuar Deklaratën dhe BE-ja e kishte cilësuar si një nga rezultatet më të rëndësishme të dialogut vitin e kaluar.

Deklarata politike ishte arritur në maj të vitit 2023 mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë ndonjë veprim konkret për zbatimin e saj, teksa familjarët e më shumë se 1.600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë, me ankth presin të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Një nga ta është edhe Fitim Dubovci, i cili kërkon babanë e tij të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999.

“Babanë e kanë marrë të gjallë, por, sot, vetëm 1 për qind besoj se mund të jetë i gjallë diku”, tha ai për REL-in në prill të vitit 2024.

Fitimi nga Çikatova e Drenasit, përveç babait ka edhe pesë familjarë të tjerë të zhdukur.

“Sa e sa familjarë të personave të zhdukur tashmë kanë vdekur ‘me sy hapur’, sepse nuk e kanë ditur ku i kanë më të dashurit e tyre”, tha ai.

BE-ja ka thënë më herët se për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur duhet funksionalizimi i Komisionit të përbashkët.

Megjithatë, në të kaluarën palët kishin akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të dhënë informacione për të pagjeturit si dhe qasje në dokumente relevante dhe arkiva ushtarake të rëndësishme për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Në Deklaratën për Personat e Zhdukur thuhet se palët angazhohen për identifikimin e vendeve të varrimit dhe më pas që në to të gërmohet.

Aty po ashtu palët pajtohen që të ofrojnë qasje të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që do të ndihmonin në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur në periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.

“Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet dhe çdo dokument tjetër – përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar – nën posedimin e institucioneve të të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst”, thuhet në Deklaratë.

Në këtë Deklaratë nuk përmenden arkivat ushtarake apo policore, që Kosova ka kërkuar që Serbia t’i hapë pasi thotë se në to janë edhe informacionet për të zhdukurit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Yoon Suk Yeol, presidenti i parë i Koresë së Jugut në pranga
Artikulli tjetër Nuredin Dumani, përmend emrin e ministrit të Drejtësisë: Kam paguar lekë për të dalë nga burgu

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Prill, 2026
Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.