KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompanitë e sigurimeve paguan më pak dëme për katër muajt e parë të vitit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompanitë e sigurimeve paguan më pak dëme për katër muajt e parë të vitit
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Kompanitë e sigurimeve paguan më pak dëme për katër muajt e parë të vitit

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2025 9:51 am
320 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 4-mujorin janar-prill 2025, vlera e dëmeve të paguara bruto nga industria e sigurimeve zbriti në 2.67 miliardë lekë, 4.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efektin kryesor në uljen e dëmeve të paguara e ka dhënë tregu i jo-jetës dhe fondi i kompensimit i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Ndërkohë, dëmet janë rritur vetëm për kompanitë e sigurimit të jetës, me 23% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tregut të jetës në strukturën e dëmeve ngelet modeste, me 5% të totalit, duke patur një ndikim të vogël në ecurinë e përgjithshme të dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve në vend.

Në tregun e jo-jetës, struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me pothuajse 69% të dëmeve të paguara bruto. Dëmet në sigurimin e brendshëm motorik janë rritur me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë, por ndërkohë një efekt balancues ka luajtur rënie me më shumë se 50% e dëmeve të paguara për Kartonin Jeshil. Mes sigurimeve vullnetare, në rënie të ndjeshme janë dëmet nga sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, ndërsa në rritje janë dëmet e lidhura me sigurimin Kasko të mjeteve dhe sigurimin e shëndetit.

Nga ana tjetër, dëmet pezull këtë vit janë në rritje. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, dëmet pezull janë rritur me 18% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për kompanitë e sigurimit të jetës dëmet pezull janë rritur me 8%. Në krahun e primeve, tregu i sigurimeve vazhdon të shfaqë një ecuri modeste edhe këtë vit. Për katër muajt e parë të vitit, primet e shkruara bruto u rritën me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i sigurimit të jetës edhe këtë vit po shënon ritme më të larta rritjeje, me 10.6%, ndërsa tregu i jo-jetës paraqitet në rritje me 7.9%. Në tregun e Jetës, rritja vazhdon të vijë kryesisht nga produkti dominues, sigurimi i jetës së debitorit, që tashmë sjell afërsisht 80% të primeve të këtij tregu.

Në tregun e jo-jetës, rritja po vjen kryesisht nga sigurimet e detyrueshme motorike. Primet nga këto sigurime për katër muajt e parë të vitit janë rritur me 14.3%. Ato sjellin më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës. Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sot seanca e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve
Artikulli tjetër Banka shqetësim për çmimet e pronave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.