KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konkurrenca urdhëron kompanitë e administrimit të heqin monopolet e internetit në pallate
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Konkurrenca urdhëron kompanitë e administrimit të heqin monopolet e internetit në pallate
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Konkurrenca urdhëron kompanitë e administrimit të heqin monopolet e internetit në pallate

Përditësimi i fundit: 17 Janar, 2025 9:47 am
112 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar disa prej kompanive të administrimit të rezidencave të banimit në Tiranë të mos kufizojnë aksesin e operatorëve të shërbimit të internetit në këto rezidenca.

Në përfundim të hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi ndaj kompanive Tirana Administrim, ACREM dhe S&D Invest detyrimin për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht, vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve te tjera te padrejta te tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik: zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vete natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për ndërmarrjet Tirana Administrim dhe S&D Invest u vendos detyrimi që në rezidencat e administruara prej tyre, të lejojnë aksesin edhe për ndërmarrjet e tjera, të cilat e kërkojnë këtë akses për të ofruar shërbimin e internetit.

Kompania Tirana Administrim gjithashtu u gjobit në masën 6% të xhiros së vitit paraardhës (në masën 443 mijë lekë), për abuzim me pozitën dominuese.

Ndërmarrja S&D Invest nuk u gjobit, edhe falë marrjes së angazhimit vullnetar prej saj për të shmangur sjellje të ngjashme në të ardhmen. Në vendimin e tij, Komisioni i Konkurrencës miratoi angazhimet e ndërmarrjes, së bashku me detyrimin për t’i zbatuar ato.

Për tre ndërmarrje të tjera, D&L Administrim, Arlis Administrim dhe Safe Security Albania, Autoriteti i Konkurrencës vendosi zgjatjen e afatit të hetimit, sepse informacioni i mbledhur prej tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin ndaj shoqërive të shërbimit të internetit ASC (Tring) dhe Selcom pa gjetur prova të abuzimit me pozitën dominuese nga ana e tyre.

Në maj të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.

Hetimi i thelluar u hap nisur nga ankesat se disa prej shoqërive të administrimit të pallateve në Tiranë lejonin vetëm një numër të kufizuar operatorësh të shërbimit të internetit për të shtrirë infrastrukturën e rrjetit në pallatet e administruara prej tyre.

Një sjellje e tillë e ndërmarrjeve të veçanta u provua edhe nga gjetjet e hetimit të thelluar.

Në disa raste, aksionerët e shoqërive të administrimit zotëronin paralelisht edhe shoqëri të shërbimit të internetit dhe shfrytëzonin pozitën si administratorë për të ofruar shërbim internet vetëm me kompanitë e tyre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Virozat u bënë më agresive në 2024-ën
Artikulli tjetër 67 mijë individë duhet të bëjnë deklarim, për herë të parë, të të ardhurave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.