Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se, këtë të martë ka përfunduar plotësisht procesi i numërimi i votave të Diasporës, për të 12-të qarqet e vendit, me Elbasanin që ishte i fundit në gjithë Shqipërinë.
Në total, sipas institucionit përgjegjës për organizimin dhe certifikimin e zgjedhjeve në Shqipëri, janë administruar 202.309 zarfe dhe deri në orën 13:10 të kësaj të marte datë 20 Maj, janë vlerësuar 202.187 të tillë.
Më herët, ka përfunduar procesi i numërimit të votave për listat e mbyllura dhe sot është përmbyllur procesi dhe për kandidatët e votimit preferencial, ku bie në sy një fitore me votë plebishitare e Partisë Socialiste.
Të majtët kanë siguruar një fitore të frikshme edhe te zarfet e shqiptarëve nëpër botë, ku 61.14 % prej tyre kanë vendosur që t’i japin mundësi kryeministrit dhe njëherësh kryesocialistit Edi Rama për të qeverisur vendin edhe për një tjetër mandat 4 vjeçar.
Konkretisht, 122.255 shqiptarë të diasporës i kanë besuar votën tyre Partisë Socialiste, ndërkohë që vetëm 47.075 të tjerë, ose e përkthyer ndryshe 23.54 % kanë votuar Partinë Demokratike.
Në vendin e tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me14.800 vota, ndërsa në vendin e katërt Partia Mundësia e Agron Shehajt me 5.925 vota. Rreth 2.17% ose 4.346 të votave të emigrantëve i ka marrë Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
Marrë nga Newsbomb.al