Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, është zyrtarizuar përbërja e re e Kuvendit të Shqipërisë që do të nisë punën në shtator. Partia Socialiste ka dalë forca më e madhe politike me 83 mandate në rang kombëtar, duke siguruar 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 nga lista e hapur. Nga këta, 34 janë gra dhe 48 burra, ndërsa një pjesë e madhe e përfaqësuesve të PS-së përbëhet nga fytyra të reja – plot 53 deputetë janë zgjedhur për herë të parë.
Ndërkohë, partitë e vogla kanë arritur të sigurojnë praninë e tyre në Kuvend. Partia Socialdemokrate ka marrë 3 mandate, duke rikthyer në parlament kryetarin e saj, Tom Doshi. “Mundësia” e themeluar nga Agron Shehaj ka arritur të fitojë 2 mandate, ndërsa Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit kanë siguruar nga një mandat secili, duke sjellë zëra të rinj në skenën parlamentare shqiptare.
Marrë nga Balkanweb.com