KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krahas mbrojtjes së Guvernatorit nga burgu, punonjësve të bankës s’mund t’u ulen pagat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Krahas mbrojtjes së Guvernatorit nga burgu, punonjësve të bankës s’mund t’u ulen pagat
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Krahas mbrojtjes së Guvernatorit nga burgu, punonjësve të bankës s’mund t’u ulen pagat

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 11:25 am
77 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ligji i ri për Bankën e Shqipërisë, përveç mbrojtjes së posaçme që i garanton guvernatorit nga arrestimi dhe masat e tjera shtrënguese për veprat penale që lidhen me ushtrimin e detyrës, përmban një sërë privilegjesh financiare për drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.

Një nga dispozitat më të rëndësishme parashikon se pagat, shtesat dhe përfitimet e tjera financiare të punonjësve të Bankës së Shqipërisë nuk mund të ulen në asnjë rast. Për më tepër, paga bazë e personelit do të indeksohet çdo vit me normën vjetore të inflacionit, duke garantuar një mekanizëm automatik për ruajtjen e fuqisë blerëse.

Këto përcaktime janë pjesë e ligjit nr. 112/2026, “Për Bankën e Shqipërisë”, të miratuar nga Kuvendi më 29 tetor dhe të botuar në Fletoren Zyrtare më 16 nëntor.

Sipas nenit 47, Këshilli Mbikëqyrës ka kompetencën të përcaktojë në mënyrë të pavarur politikat e trajtimit financiar për anëtarët e tij dhe punonjësit e institucionit.

Ligji përcakton shprehimisht se pagat, shtesat dhe përfitimet financiare nuk mund të reduktohen, ndërsa Këshilli duhet të rishikojë periodikisht nivelet e tyre, duke marrë në konsideratë inflacionin, zhvillimet në tregun e banesave dhe pagat në sektorin financiar.

Por përfitimet nuk kufizohen vetëm te pagat. Ligji parashikon se trajtimi financiar mund të përfshijë mbështetje me kredi për strehim, përfitime të lidhura me shëndetin, financimin e ngritjes profesionale, si dhe krijimin dhe administrimin e një fondi pensioni.

Një tjetër element është se pagat, shpërblimet dhe përfitimet e punonjësve nuk lidhen me rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë. Kjo do të thotë se këto përfitime nuk kushtëzohen nga fakti nëse institucioni realizon fitim apo regjistron humbje.

Për më tepër, politikat e pagave përcaktohen jashtë skemave të zakonshme të administratës publike, duke i dhënë Bankës së Shqipërisë autonomi të plotë në këtë drejtim, në përputhje me parimin e pavarësisë së saj.

Ndërkohë, një tjetër dispozitë e ligjit, neni 72, parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për guvernatorin në rastet e hetimeve penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Sipas këtij neni, guvernatori nuk mund të ndalohet, t’i kufizohet liria personale përmes masave shtrënguese apo t’i nënshtrohet kontrollit personal dhe të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksionit.

Në këto raste, prokurori duhet t’i drejtohet Kuvendit për të verifikuar nëse vepra penale e dyshuar lidhet me detyrën e guvernatorit. Kuvendi autorizon vijimin e procedurave për masat shtrënguese ose ndaluese nëse konstaton se vepra nuk lidhet me ushtrimin e detyrës.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës nga Kuvendi, guvernatori vazhdon të ushtrojë funksionin pa kufizim.

Megjithatë, kjo mbrojtje nuk nënkupton përjashtim nga hetimi apo përgjegjësia penale. Për më tepër, dispozita nuk është ende në fuqi, pasi zbatimi i saj është kushtëzuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale.

Ligji parashikon gjithashtu mbrojtje financiare për punonjësit e përfshirë në procese gjyqësore që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Sipas nenit 71, Banka e Shqipërisë mbulon paraprakisht shpenzimet për mbrojtjen ligjore të punonjësve në procese administrative, gjyqësore apo arbitrazhi, kur ato lidhen me ushtrimin e funksioneve të tyre. Nëse punonjësi shpallet përgjegjës ose fajtor me vendim gjyqësor të formës së prerë, ai detyrohet të rimbursojë këto shpenzime.

Në tërësi, dispozitat krijojnë një regjim të veçantë mbrojtjeje juridike dhe financiare për drejtuesit dhe punonjësit e Bankës së Shqipërisë, i cili ndryshon nga trajtimi i zakonshëm në administratën publike.

Ndërsa pavarësia financiare dhe institucionale është një nga parimet mbi të cilat funksionojnë bankat qendrore, garancitë e reja për mosuljen e pagave, indeksimin automatik dhe mbulimin e shpenzimeve ligjore ngrenë edhe çështjen e kostos financiare të këtyre përfitimeve dhe të transparencës në administrimin e fondeve.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sponsorizimet dhe prova e shtetit për të kontrolluar paratë
Artikulli tjetër Rrjedhin 15 milionë dokumente nga Deutsche Bank

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.