KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kredia për ndërtimin u rrit me 23% në 2024-n
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kredia për ndërtimin u rrit me 23% në 2024-n
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Kredia për ndërtimin u rrit me 23% në 2024-n

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2025 10:04 am
243 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi kredi të reja për sektorin e ndërtimit në vlerën e 48.6 miliardë lekëve, në rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja me një bazë të gjerë e kredisë për biznesin vitin e kaluar ka bërë që pesha e ndërtimit ndaj totalit të kredisë së re për sipërmarrjen të bjerë.

Kredia e re për ndërtimin përbënte 16.8% të gjithë kredisë së re për bizneset të dhënë nga sektori bankar vitin e kaluar, në rënie nga niveli prej 18.2% i një viti më parë. Ndërtimi ishte sektori i dytë më i kredituar në ekonominë shqiptare, pas tregtisë. Teprica e kredisë për ndërtimin në fund të dhjetorit arriti në 77.9 miliardë lekë, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Kredia për ndërtimin ka shënuar një cikël të ri rritjeje pas pandemisë, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, vitin e kaluar vlera e lejeve të ndërtimit për ndërtesa, përfshi rikonstruksionet, ishte rreth 91.8 miliardë lekë, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë. Rritja e investimeve në ndërtim është mbështetur nga kërkesa e lartë, e lidhur veçanërisht me blerjet nga jorezidentët dhe me zgjerimin e kapaciteteve akomoduese për turistët e huaj.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e vitit të kaluar indeksi Fischer i çmimeve të banesave shënoi një rritje vjetore me 16.9%. Rritja e çmimeve duket se nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e portofolit nuk lidhet me financimin e ndërtesave, por me atë të projekteve të investimeve në infrastrukturë. Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.

Rritja e shpejtë e kredisë, nga ana tjetër, po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Një shtesë prej 0.25 pikë përqindje u vendos së pari në qershor 2024, ndërsa në fund të dhjetorit u vendos një rritje e mëtejshme, duke e çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”
Artikulli tjetër Në botërorin e Klubeve, gjyqtarët do të kenë kamera trupore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.