KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krim makabër në Tiranë, mësuesi amerikan mbyt gruan, qentë dhe më pas veten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Krim makabër në Tiranë, mësuesi amerikan mbyt gruan, qentë dhe më pas veten
AktualeFokusSociale

Krim makabër në Tiranë, mësuesi amerikan mbyt gruan, qentë dhe më pas veten

Përditësimi i fundit: 20 Gusht, 2024 5:36 pm
185 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ngjarje e padëgjuar ndonjëherë tronditi vendin tonë një natë në parë.

Shtetasi amerikan Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private në Tiranë, vrau fillimisht gruan e tij nga Indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.

Sipas burimeve të Top Channel, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte një dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

Por si rrodhi ngjarja dhe çfarë ka mundur deri tani të zbulohet nga hetimet?

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja indoneziane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976.

Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy qentë.

Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin.

Ndërsa ngjarja vijon të jetë e mbushur me mister, policia sekuestroi në vendngjarje litarët e gjendur në trupin e dy kufomave; një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori; dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mathew James Werts; dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mathew James Werts të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim; një telefon celular; katër kompjutera laptopë; një shkop bejzbolli; një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja dhe një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mathew James Werts.

Autopsia e trupave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe të gjitha provat e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu amerikanin të kryente krimin makabër dhe nëse ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbi 120 mijë rusë largohen, për shkak të pushtimit të Kurskut
Artikulli tjetër UEFA zyrtarizon bastet si sponsor në Champions League

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.