Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka dalë me një deklaratë publike për nismën e krijimit të një “Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi”. Në deklaratë thuhet Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës që sipas tyre do të sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes.
Më tej thuhet se Urdhri Bektashi do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Gjithashtu shprehet se kjo do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj thotë se kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen dhe se as nuk po kërkojnë ndikim apo puhtet politik. Në deklaratë bëhet me dije se shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit, nga ana tjetër, do të udhëhiqet nga “udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative”.
Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes. Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.
Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave.
Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë.
“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi.
Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative. Ndryshe nga sa është aluduar në media, shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore.
Lajmin për krijimin e një shteti brenda shtetit e dha kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”. Kjo e fundit shkruante se kryeministri Edi Rama dëshiron tu japë anëtarëve Bektashinj, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Shteti është menduar të krijohet në Tiranë dhe do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin dhe do të lejojë alkoolin, t’i lejojë qytetarëve të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla. Në kryeministri Rama tha se qëllimi i tij është të jetë i fortë për të promovuar një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.