KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 1:27 pm
105 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama akuzoi si autore për ndërtim pa leje, duke insinuuar hipokrizi, një prej dhjetëramijëra protestuesve që po kërkojnë dorëheqjen e tij dhe rrëzimin e sistemit që ai dhe kreu i opozitës Sali Berisha krijuan tetëmbëdhjetë vjet më parë, por aktivistja Entela Spahivogli iu përgjigj duke treguar se ndërtesa në fjalë i përket vitit 1941 dhe nuk është pa leje. Ndërkohë, pamjet filmike të vitit 1966 duket se tregojnë se ndërtesa që Rama e cilësoi si pa leje ka qenë në të njëjtën gjendje së paku që nga ajo kohë.

Kryeministri publikoi një foto të aktivistes e cila po bënte thirrje për protestë si dhe një foto të një ndërtese duke shkruar: “Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. […] Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit […] Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje.”

Ndërtesa e paraqitur nga kryeministri është katër katëshe nga të cilat, tre katet e para janë të restauruara ndërsa kati i katërt është i parestauruar. Por ndryshe nga sa akuzon kryeministri, Spahivogli, një nga protestueset kundër projektit TID në Durrës, projekt për të cilin qytetarët protestojnë veçanërisht për shkak të vlerës së ulët të kompensimit të ofruar, vlerë që i nxjerr ata praktikisht të pastrehë, tha se ndërtesa në fjalë, jo vetëm që është me leje dhe jo vetëm që ajo nuk është akuzuar ndonjëherë për ndërtim pa leje, por i përket vitit 1941.

“Përpara se të shpifni, z. Kryeministër, verifikoni faktet,” deklaroi Spahivogli.

“Objekti që ju paraqisni si “shtesë pa leje” është pjesë e një ndërtese të ndërtuar nga familjet Koja dhe Jakoel që në vitin 1941, me projekt dhe ndërtues italianë. Historia e saj vërtetohet me dokumente ligjore e historike, fotografi, filma dhe dëshmi të kohës,” shtoi ajo.

Aleksandër Cangonja, një qytetar nga Durrësi i apasionuar pas dokumenteve historike, publikoi një kuadër të marrë nga një xhirim i ruajtur në Arkivën Qendrore të Filmit në të cilën ndërtesa paraqitet njësoj si në foton e kryeministrit, pra pa ndërtim pa leje.

“Pamja e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, e realizuar para vitit 1966, tregon qartë se objekti ishte ndërtuar në formën që ka edhe sot,” shkroi Cangonja.

Kryeministri nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Kryeministri Edi Rama po përballet me krizën më të madhe politike në karrierën e tij që nisi në vitin 1998. Që prej 21 ditësh, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe ndryshim tërësor politik në vend. Në ditë të caktuara, si në mbrëmjen e 20 qershorit, numri i protestuesve duket se arrin në dhjetëramijëra e ndoshta në më shumë se 100 mijë.

Protestuesit e kanë etiketuar protestën si “Revolucioni i Flamingove”, për të sinjalizuar se kërkojnë jo thjeshtë rrëzim të një kryeministri, por ndryshim epokal në politikëbërje.

Kryeministri i shtohet në këtë mënyrë listës së zyrtarëve të tjerë socialistë të cilët kanë përdorur informacione dukshëm të pavërteta për të sulmuar protestuesit. Protestuesit janë sulmuar mes të tjerash si agjentë të armiqve ndërsa Rama ka ngritur hipotezën pa ofruar fakte se protestat, larg të qenit shprehi e zemëratës popullore ndaj qeverisjes së tij, janë produkt i “luftës hibride”.

Më herët, deputeti Taulant Balla publikoi një foto të një automjeti me targa serbe në Zvërnec duke sugjeruar se mes protestuesve kishte “serbë”. Pasi u bë botërisht e ditur se automjeti nuk i përkiste protestuesve serbë, por një ekipi gazetarësh të agjencisë Reuters, Balla duket se injoroi faktet dhe vijon të mbajë postimin pa e tërhequr atë dhe pa kërkuar ndjesë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale
Artikulli tjetër Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.