KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kulla te “Pallati i Kongreseve”/ Privati nuk i ‘do’ pronat e shtetit, shtyhet procesi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kulla te “Pallati i Kongreseve”/ Privati nuk i ‘do’ pronat e shtetit, shtyhet procesi
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kulla te “Pallati i Kongreseve”/ Privati nuk i ‘do’ pronat e shtetit, shtyhet procesi

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 11:06 am
267 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt.

Projekti që bën pjesë në nismën e qeverisë për të zhvilluar me privatin disa prona shtetërore kërkon të tërheqë pranë vetes investitorë që pas paraqitjes së projektit dhe shpalljes fitues të garantojnë edhe financiarisht zhvillimin e tij ndërkohë që shteti të marrë pas pjesën takuese.

Lidhur me pallatin e Kongreseve gara parashikohet të ketë dy faza ndërkohë që kushti i bazë për ofertat është që të ofrojnë jo më pak se 45 për qind të sipërfaqes totale të zhvillimit të objektit multifunksional në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Sipas Korporatës për objektin multifunksional në pronën e saj pranë Pallatit të Kongreseve, sipërfaqja maksimale për t’u projektuar dhe zhvilluar është 50,000 metra katrorë.

“Ky konkurrim përfshin konkursin e projektimit për dy objekte të ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranë Pallatit të Kongreseve). Së bashku, këto dy objekte përfaqësojnë një mundësi unike për të krijuar vepra arkitekturore me vlerë të lartë shoqërore dhe rëndësi urbane, duke përforcuar rolin e Tiranës si një qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet në dokumentet e procedurës.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

“Dy strukturat duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin dhe qëllimin e vet të veçantë, por duke ruajtur harmoni si në aspektin arkitektonik ashtu edhe në atë funksional. Ky zhvillim i ri duhet të pasurojë zonën përreth dhe të shërbejë si një qendër e re, e gjallë, e shumëllojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit të Tiranës” thuhet në dokument.

Pse zhvillimi me privatin nuk ka pasur sukses

Deri më tani qeveria ka tentuar disa herë të hyjë në partneritete me privatin për të zhvilluar pronën shtetërore por finalizimi i kontratave ka qenë modest në raport me numrin e procedurave të çelura.

Void Tower që parashikonte ndërtimin e një objekti shumëkatësh në Bulevardin “Zhan d‘Ark në këmbim të ndërtimit të kompleksit Governativ dështoi gjatë negociatave me fituesin e parë dhe kaloi tek kompania e dytë.

Lift Tower një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses pavarësisht shpalljes disa herë.

Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re. Nën zë kompanitë që kanë shfaqur interes dhe janë tërhequr në disa prej garave duket se shohin si problem qasjen për sipërfaqen minimale që kërkon Korporata që është mbi 45 për qind ndërkohë që risku i financimit dhe gjithë elementët e tjerë i lihen zhvilluesit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

Rama po i kthen ministrat në influencerë

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Protestuesit përgatiten për përshkallëzim, paralajmërimi

8 milion euro nga Bashkia e Tiranës për kompaninë e përfshirë në dosjen “Aruba”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KLGJ-së vendimin për shkarkimin e Irena Gjokës
Artikulli tjetër Konservatorët britanik dalin në krah të Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
Aktuale Bota Ekonomi Koment Politike 2 Shtator, 2026
Arrestohet në Dubai një tjetër bos droge
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
Nderimet shtetërore për Ratko Mlladiçin, zemërim te boshnjakët
Analize Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 1 Shtator, 2026
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike Te Tjera 1 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.