KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kulla të reja, anemban
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kulla të reja, anemban
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Kulla të reja, anemban

Përditësimi i fundit: 1 Shkurt, 2025 9:44 pm
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas fshehjes për disa muaj, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka bërë publike më në fund vendimet e miratuara në 6 mbledhjet e fundit të Këshillit Komëtar të Territorit. Dhe panorama e vendimeve është një invazion betoni në shkallë të plotë nga Tirana deri në qytetet bregdetare dhe ato liqenore.

Sipas dokumentave të publikuara, në mbledhjen e fundit të zhvilluar tre ditë më parë, KKTU ka miratuar lejen e zhvillimit për ndërtimin e një kulle 47 katëshe në rrugën e Elbasanit me emrin Embassy Tower. Kompania ndërtuese e kullës është Hanxhari Group, që zotërohet nga Adjon Hanxhari. Ky është djali i ndërtuesit vlonjat Fatmir Hanxhari, që zotëron hotelin Vlora Internacional.

Në dokumentet e KKT nuk saktësohet se vendi i saktë i përbindëshit 47 kate në rrugën e Elbasanit, por Kapitali ka mësuar se kulla do të jetë në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Ndërkohë një mbledhje më parë, KKT ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”. Bëhet fjalë për një kompleks në plazhin e njohur si Pasqyrat në Ksamil, një nga perlat e bregdetit shqiptar. Por barbaria e betonit dhe eurot që vërshojnë lumë nuk i kursyen as pasqyrat e Ksamilit.

Leja e Zhvillimit për resortin tek Pasqyrat i është dhënë kompanisë Premium Finance Invest. Pronari i saj është Bledar Sinani, një nga ish aksionerët e Apexit, që tani zotëron pjesën dërrmuese të kazinove në Tiranës.

Në po të njëjtën mbledhje KKTU ka miratuar dhe një tjetër projekt kontrovers. Bëhet fjalë për një varg kullash të larta në qytetetin e Pogradecit. Sipas vendimit, KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin “Pogradec Marina” (Koran Village), objekte me funksione komplekse, shërbimi, hoteleri dhe rezidenciale me 3, 4, 5, 9, 11, 12, 18, 22 dhe 23 kate mbi tokë me 1-2 kat nëntokë, plus galeri arti me funksion publik”, me vendndodhje ne Rrugen “Reshit Collaku”, Bashkia Pogradec.”

Kjo leje ndërtimi e shtrin epideminë e betonit masiv që ngrihet deri në qiell edhe në qytetin e Pogradecit. Kompleksi i kullave të lartë shtrihet fiks në bregun e Liqenit në zonën me të bukur të Pogradecit, gjatë rrugës Reshit çollaku. Ndërtuesi i këtij vargmali betoni është Armand Lilo, i njohur ndryshe si biznesmeni që ndërtoi 8 kate pa leje në kullën Eyes of Tirana në Sheshin Skendërbej, përpara hundës së Erion Veliajt.

Por edhe pse theu lejen në zemrën e Tiranës, Lilo vazhdon të marrë leje nga qeveria në zonat më të lakmuara. Projekti për betonizimin masiv të Pogradecit është denoncuar publikisht edhe nga Opozita. Sali Berisha e ka cilësuar Mand Lilon si Bajlozi i Zi, i cili me këtë projekt zhduk totalisht identitetin e qytetit të Pogradecit.

Këto ishin vetëm lejet më kontraverse të miratuara gjatë muajve të fundit në KKTU, por ka dhe shumë të tjera. Në Jalë, Alban Xhillari po shtrin me shpejtësi qindra vila, praktikisht në të gjithë bregdetin, ndërsa në Himarë dhe Dhërmi janë miratuar lejet për disa komplekse dhe resorte.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO dënon me 25 vite burg në total, familjen e shoferit të Ardi Veliut
Artikulli tjetër Qeveria dështon në mbledhjen e parave të keqpërdorura në programin IPARD

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.