KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kur ligji prek familjen!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kur ligji prek familjen!
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kur ligji prek familjen!

Përditësimi i fundit: 31 Tetor, 2025 6:03 pm
257 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot në SPAK, ku është regjistruar si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat publikë.

Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që Balluku ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

Ballukun e përfaqësoi motra dhe avokatja e saj, Pamela Qirko, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë dhe prokurorë për mungesë integriteti. Me firmën e Qirkos janë shkarkuar 56 përfaqësues të drejtësisë.

Ajo që e bën situatën më paradoksale është fakti se Pamela Qirko, përpara se të vishej me roben e avokates, ka qenë kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë e prokurorë për mungesë integriteti. Me firmën e saj janë shkarkuar 56 përfaqësues të drejtësisë, ndërsa sot ajo vetë gjendet në prag të një procesi ku drejtësia i prek familjen.

Hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Prençi, i cili 7 vite më parë, u paraqit përpara Pamela Qirkos, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u konfirmuar në detyrë.

Ndërkohë kreu i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai tha se Rama e ka telefonuar, ndërsa e cilësoi këtë një akt të rëndë.

Dalja nga SPAK dhe deklarata për median

Gjatë daljes nga SPAK, Balluku iu drejtua mediave me një deklaratë të shkurtër. Balluku konfirmoi edhe vete se shkoi në SPAK pas fletëthirrjes për një çështje që është marrë në hetim, duke thënë se beson se do jetë një proces transparent.

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë dhe zyrtare publike, e shikoj këtë si një proces që shpresoj të bazuar mbi transparencë dhe parimet e drejtësisë.”

Ajo nuk pranoi të komentonte më tej dhe u largua me indiferencë, duke mos iu përgjigjur pyetjeve mbi dorëheqjen ose përballjen me drejtësinë me mandat. Gazetarët e prisnin për pyetje rreth dorëheqjes dhe procedurave që e lidhin me tenderat, por ministrja zgjedhi të qëndrojë e heshtur dhe të shmangë kontaktin. Balluku u paraqit në SPAK në orën 15:10 dhe qëndroi aty deri në orën 16:00.

Hetimi i SPAK-ut, lidhet me procedurat e tenderimeve në institucionet që Balluku ka drejtuar.

Mes kallëzimeve penale që po heton SPAK, përfshihet edhe rasti i tunelit të Llogarasë, ku vlera e tenderit u rrit me mbi 50 milionë euro nga fituesi i kontratës. SPAK ka qenë i rezervuar për detaje, duke theksuar se nuk ka asgjë për të ndarë me median në këtë fazë të hetimit.

Belinda Balluku ushtron funksionin e Zv.kryeministres që prej korrikut 2022 dhe të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit 2019, dhe ka qenë gjithashtu drejtuesja politike e qarkut Fier, ku në zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Piktura të vjedhura në Europë gjenden në Kamëz
Artikulli tjetër Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.