KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Përditësimi i fundit: 31 Tetor, 2025 6:06 pm
257 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama publikoi të premten pamje nga projekti “Veliera” në qytetin bregdetar, duke e cilësuar si një “vepër të bukur urbane” dhe “shembëlltyrë tërheqëse të Durrësit Turistik 2030”.

“Mirëmëngjes dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama paraditen e 31 tetorit në një postim në rrjetet e tij sociale.

Por pas fasadës së “mendimit të kohës së madhe”, projekti Veliera ka rezultuar ndër më të kushtueshmit për qytetin bregdetar.

Megjithatë, projekti ka tejkaluar çdo afat dhe pritshmëri, pasi zvarritjet kanë zgjatur për vite me radhë dhe kostot janë rritur ndjeshëm.

Ironikisht, në përmbytjet e fundit që goditën Durrësin në shtator të këtij viti, nënkalimi i “Velierës” u përmbyt, duke vënë në pikëpyetje funksionalitetin e investimit që ka kushtuar rreth 10 milionë euro.

Amfora ka dokumentuar se për realizimin e këtij projekti janë zhvilluar mbi pesë tendera dhe janë shpenzuar rreth 10 milionë euro fonde publike-një vlerë që e ka bërë Durrësin ta paguajë dyfish këtë projekt të kundërshtuar nga qytetarët.

Në vitet e para të ndërtimit, projekti shkaktoi protesta dhe reagime të forta publike, pasi gjatë punimeve u dëmtuan shtresat arkeologjike pranë Kullës Veneciane, një zonë e mbrojtur me vlera historike të larta.

Arkeologë dhe banorë paralajmëruan se “Veliera” do të fshinte një pjesë të trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër në Shqipëri.  Kundër ndërtimit të “Velierës” u mblodhën qindra firma nga qytetarë, aktivistë dhe arkeologë, të cilët kërkonin mbrojtjen e trashëgimisë kulturore pranë Kullës Veneciane dhe ndalimin e betonizimit në një zonë me vlera historike të jashtëzakonshme.

Sot, ndërsa kryeministri e sheh si simbol të turizmit modern, për durrsakët “Veliera” mbetet një simbol i përplasjes mes betoni dhe historisë.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kur ligji prek familjen!
Artikulli tjetër Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.